Aktorja Jonida Vokshi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth bashkëshorit të saj.
Një nga ndjekësit e pyeti akotren se si do të reagonte nëse bashkëshorti i saj do të shikonte një tjetër femër në rrugë.
Jonida Vokshi është përgjigjur nëpërmjet një videoje gazmore, ku shihet një grua duke rrahur me shapkë burrin e saj.
“Unë për vete do reagoja qetë”- shkruan aktorja krahas videos.
Së fundmi ajo u komentua në rrjet për një shtatzëni të mundshme ku shkak u bë një foto e postuar nga ajo, e cila shkruante: “Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.
Por, aktorja dhe moderatorja tregoi në një intervistë se ka qenë pikërisht një postim që është keqkuptuar dhe ajo dhe partneri i saj kanë shumë dëshirë të zgjerojnë familjen por për momentin nuk është shtatzënë.
“Unë kisha në mendje diçka tjetër dhe u shpreh në një mënyrë ndryshe. Më erdhi një moment t’i shprehja dashurinë tim shoqi dhe ideja ishte të zgjerojmë familjen pa afat kohor. Jo tani. Dhe në momentin që Besniku sheh postimin e bën repost dhe më thotë: “Më fal mos u mërzit por më ka shkruar gjithë shoqëria se do bëhem baba për herë të dytë”. Ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen por kjo nuk ka kohë. Kurdo të vijë është i mirëseardhur.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al