Rrënja e xhinxherit është përdorur për shekuj më rradhë e falë vetive kuruese, kjo bimë ka gjetur shumë përdorime të tjera jashtë kuzhinës. E konsumuar qoftë në trajtën e pluhurit apo atë të prerë në kubik kjo bimë veç të tjerave ju ndihmon të eleminoni kilogramët e tepërt pa u munduar shumë. Xhenxhefil gjithashtu është përdorur për shekuj për të promovuar funksionet e aparatit tretës. Lexoni më poshtë se si ky përbërës mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut.
1. Anti-inflamator
Rrënja e xhenxhefilit përshpejton qarkullimin e gjakut ! Rezultati? Lëvizja e gjakut rrit ngrohjen e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë.
2. Ndihmon në procesin e tretjes
Xhinxheri nxit tretjen, eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak .
Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil pluhur përpara një vakti ndihmon në procesin e tretjes.
3. Rrit energjinë
Sipas LiveStrong, xhenxhefil stimulon trupin si të ishte kafeinë. Thjesht konsumoni 4 gramë në ditë xhenxhefil për t’u ndjerë më mirë dhe të fuqishëm, sipas Living. Megjithatë, LiveStrong paralajmëron se nëse jeni shtatzënë, duhet të konsumoni jo më shumë se 1 gram në ditë.
4. Kolesteroli më i ulët
Kolesteroli i lartë është në përgjithësi një efekt anësor i shtimit të peshës. Xhenxhefil mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit hepatik.
5. Reduktim i kortizolit
LiveStrong tregon se nivelet e larta të kortizolit mund të rrisin yndyrën e barkut dhe të nxisin shtimin e peshës. Komponentët e gjetur në xhenxhefil mund të ndihmojnë ne uljen e kortizolitit në mënyrë që trupi të mos akumulojë yndyrë.