11 Janar, 2020

Si e bëri ylli botëror transformimin drastik? Adele zbulon sekretin pas humbjes së peshës së saj prej 45 kilogramësh


Adele i ha të gjithë me gojë hapur pasi u shfaq shumë e dobësuar në një plazh në Meksikë. Këngëtarja, e cila njihej për format e saj të bëshme, bëri një transforimim drastik dhe të gjithë pyesin si ndodhi.

Fotografitë e saj duke buzëqeshur në plazh në Anguilla ndërsa pushonte me miqtë Harry Styles dhe James Corden, u bënë virale në media.

Fustani i saj i shkurtër i nxirrte në pah këmbët e tonifikuara duke dëshmuar se 31-vjeçarja kishte humbur shumë peshë.

Këngëtarja nuk ka mbajtur kurrë dietë drastike. Sipas një artikulli të publikuar nga The Sun, Adele i tha një fanse se: “Pija shumë sheqer më parë, 20 lugë në ditë. Ndërsa tani nuk pi dhe kam më shumë energji se kurrë.”

20 lugë në ditë sheqer është më shumë se 3-fishi i rekomanduar.

Nuk shkakton vetëm probleme me kolesterolin, metabolizmin por është edhe një nga shkaqet kryesore të mbipeshës, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Adele u shfaq e dobësuar edhe në festën e ditëlindjes së Drake në tetor, vetëm disa javë pasi paraqiti kërkesë për divorc nga Simon Konecki.

Ajo raportohet se ka humbur peshë ndërsa bënte palestër me trajnerin amerikan Dalton Wong, i cili i trajnon gjithashtu shoqen e saj Jennifer Lawrence.

“Adele ushtrohet fshehurazi me këto trajnerë personalë. Nuk ka qejf të bëjë ushtrim para të tjerëve, kështu që punon nga shtëpia duke parë videot e tyre,”- tha një burim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al