29 Nëntor, 2017

“Si e kapa të zhveshur në shtrat me dashnorin. Ai më bëri atë që s’ma priti mendja e më la me pasoja”


Një djalë i ri i ka rrëfyer psikologes së “The Sun” një situatë shumë të vështirë që ka kaluar pak javë më parë. Ai është kthyer një ditë më herët se zakonisht në shtëpi dhe ka kapur në shtrat të dashurën e tij me një mashkull tjetër.

Por ndërsa po i bërtiste, dashnori i saj ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe e ka plagosur.historia

Ja çfarë i rrëfen ai psikologes:

“E dashur Deidre, të lutem dua një përgjigje…

Unë jam 23 vjeç dhe kam qenë në një lidhje me një vajza 21 vjeçe. Historia jonë ka pasur shumë ndarje dhe bashkime pasi ajo më tradhtonte, por e fundit ka qenë më e rëndë. Një ditë unë u ktheva më herët në shtëpi dhe e gjeta atë në shtrat të zhveshur me një mashkull tjetër. Ndërsa po u bërtisja me sa kisha në kokë, ai u ngrit shkoi me shpejtësi në kuzhinë, dhe pasi rrëmbeu një thikë më plagosi në duar.

U detyrova të shkoja në spital dhe bëja disa qepje.

Pas kësaj unë u ndava me të, por tani ajo ka filluar prapë të më kërkojë dhe të më thotë se më do. Nuk di çfarë të bëj?!”

Përgjigjja e psikologes:

“Sigurisht që nuk duhet të kthehesh asnjëherë me të. Ajo të ka tradhtuar disa herë dhe do vazhdojë sërish ta bëjë. Kjo nuk është dashuri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al