22 Prill, 2022

Si e kuptoi që Vlashenti është shpirti i saj binjak? Dojna Mema përgjigjet përmes videos së ëmbël


Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat.

Çifti janë gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe tashmë që lajmin e ndanë me të gjithë, ata zbulojnë çdo ditë më shumë detaje të reja për ndjekësit e tyre.

Por së fundmi Dojna ka shpërndarë një video së bashku me partnerin e saj, duke treguar se “si e kuptoi që ai ishte shpirti binjak.”

“Kur të thonë: Si e kuptove që ishte shpriti binjak. Nuk e kishim bërë me fjalë ju betohem.”- shkroi ajo krahas videos së publikuar në Instastory.

Biseda gjatë videos:

Dojna Mema: Ç’punë kam unë me ty?

Vlashent Sata: Ti…

Dojna Mema: Të ikën fjalët?

Dojna Mema: Më ikën fjalët se doja të thoja: “ti s’merr frymë pa mua” por pastaj u kujtova që ndoshta jam unë që s’marr frymë pa ty.

Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e shoëbizit shqiptar.

Dojna zgjodhi të veshë një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi jo dhe aq klasik nisur nga modeli i veçantë i xhaketës dhe pantallonat e gjera.

Pasi ndanë fotot me ndjekësit në rrjetet sociale, pyetja më e shpesh që i është bërë moderatores është nëse ka marrë mbiemrin e Vlashentit. Përgjigja është një Jo e prerë dhe shumë e vendosur.

Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al