Vëllai i Ilnisës, Kevi Agolli së fundmi ka treguar më shumë detaje nga fëmijëria e tij më të motrën, marrëdhënia që gëzojnë sot e kësaj dite dhe loja e saj në BBV.
Ai ka rrëfyer se Ilnisa ka qenë një vajzë që lexonte edhe me dritën fikur, dhe si natyrë ka qenë gjithmonë ekspresive, ndryshe nga ai që është më i tërhequr.
I vënë përballë disa komenteve të njerëzve, se çfarë mendon kur ndjekësit e “BBV” shprehen se si e mbron vëllai motrën kur po puthet para gjithë kamerave, Kevi u shpreh: “Do të më bëhej kjo pyetje nëse do kisha vëllain aty brenda?”.
I pyetur gjithashtu për ceremoninë e dasmës në shtëpinë e “BBV”, ai tha se një dasmë të Ilnisës e ka kaluar më herët.
Më tej ai tregoi në Ftesë në 5, se ndryshe nga vëllai i Meritonit, nëse do të hynte në shtëpi do e takonte këtë të fundit për çështje qytetarie dhe kulture, duke dënuar në këtë formë veprimin e Rinorit.
“Çështje kulture, qytetarie dhe respekti, se në fund të ditës Meritoni është personi që i ka qëndruar më pranë”, u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al