12 Dhjetor, 2021

“Si është jetesa me burrin suedez dhe si nënë e 3 fëmijëve”, këngëtarja rrëfehet: Rikthehem në muzikë pasi munda kancerin


E lindur në Kosovë, por e rritur në Suedi si një adoleshente, ajo ka kënduar në diasporë muzikën live shqipe, por martesa dhe krijimi i familjes e kishte shkëputur nga skena.

bianca junzell10

Bianca tashmë ka një familje të mrekullueshme, një biznes dhe shumë plane në muzikë, ka realizuar shumë këngë të reja. I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara.

Bianca Junzell vjen në një intervistë për “Panorama plus”, duke treguar më shumë rreth vetes, karrierës e familjes.

bianca junzell1

Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që me ëndje i këndon? 

Kënga “Dil te kroni cuco”, ka një ritëm shumë të mirë, nuk lodhem nga ajo këngë asnjëherë. 

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji? 

Më kujtohen si sot vizitat që kemi bërë në Pejë që çdo herë si fëmijë kam ndjerë kënaqësi dhe kënaqesha në vendlindjen me të afërmit, sidomos në dasmat tona të mëdhaja është kënaqësi. Kur unë kam qenë fëmijë, njerëzit kanë qenë më të relaksuar, pa stres dhe ajo të sjell gëzim e hare. Kjo memorie nostalgjike më bëri të investoj në vendlindje prapë, në karrierën e muzikës, po ashtu edhe me vendbanim, ndërtojmë shtëpi atje tani për të vizituar më shpesh vendin tonë. 

bianca juzell

A ju ka ndodhur ndonjëherë, të refuzoni ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd? 

Po, patjetër, sepse shumë këngë janë muzikë turke te ne dhe çka mua më pëlqen është të afrohem më shumë edhe me vegla shqiptare moderne muzikore e jo turke, po të doja muzikë të huaj do t’i punoja në Turqi me producentë të huaj. Ideja ime ka qenë nga fillimi të jem sa më afër vendlindjes edhe në shpirt me muzikën tonë e jo me muzikë të huaj, sepse po të ishte ajo arsyeja, do t’i punoja të gjitha këngët këtu si këngën e fundit “Rise again”. 

bianca junzell2

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

 Jo, nuk është e nevojshme. Ka lloje klasash të njerëzve, disa pëlqejnë e disa jo. Te ne nuk shihet gruaja me respekt, krahasuar me një mashkull dhe sidomos muzika ka një sy tjetër nga populli ynë. Diçka që e kam dëgjuar kur isha atje është që muzika është e flliqur, unë nuk e shoh muzikën të flliqur aspak, por krejt diçka tjetër. Dhe mua më dhimbsen disa kolege që mendojnë që duhet provokuar për të qenë favor për popull. Këshilla ime për ato është të bëjnë diçka çka e ke në shpirt e jo për dikënd tjetër dhe mendoje të nesërmen e jo vetëm sot. 

bianca junzell3

Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale keni treguar që keni bërë projekte të reja, na thuaj ndonjë detaj? 

Po, pas një pauze të gjatë, e operacionit të suksesshëm që kisha kundër kancerit, ishte vullneti edhe më i madh për të bërë këngë prapë, sidomos atje në vendlindje më dukej vetja se nuk isha e gatshme për të lënë jetën apo këtë botë pa i plotësuar të gjitha dëshirat e mia. Dhe kur bëra më mirë, realizova këngën menjëherë “Rise again” dhe pastaj kisha shumë ftesa për të vazhduar, por nuk isha e gatshme ende me shëndetin për të filluar. Kur bëra më mirë i kam kontaktuar bashkëpunuesit për të vazhduar dhe ja tash edhe pak do del një këngë e re për Vitin e Ri. 

bianca junzell8

Keni disa bashkëpunime të sukseshme, por kur do t’ju shohim sërish në një duet? 

Të them të vërtetën më pëlqen më shumë të këndoj solo, jo në duet. S’e di, ndoshta i vjen radha edhe asaj ndonjëherë. 

A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album?

 Tani përgatis këngën me kompozitorin Florent Boshnjakun, e cila mua më ka pëlqyer shumë dhe besoj që të gjithëve do t’ju pëlqejë. 

bianca junzell

Muzika sot te shqiptarët më shumë dëgjohet apo “shikohet”? 

Më shumë shikohet. 

Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Mesazh për shoqërinë dhe jetën: Mos harro veten në obligime, e punë, jeto! Ec mbas hapave dhe ëndërrave të tua, realizoi ëndërrat. Beso në fuqinë tënde dhe suksesin do kesh në dorë. Dashuroje punën që bën, apo bëje atë që e do. Bëhu shembull i mirë për ardhmërinë tënde! 

bianca junzell4

Ti je e martuar me shtetas suedez, a është xheloz si shqiptarët? 

Po secili njeri është xheloz nëse ka arsye për t’u bërë xheloz, nuk ka rëndësi se çfarë shtetasi është, përgjigjja është jo, ka besim tek unë. 

Keni një familje të mrekullueshme, na fol pak për fëmijët, moshën dhe studimet e tyre?

Po, kam një familje shumë të mirë, faleminderit Zotit. Jam shumë e lumtur që pata fatin të jem mami i tre fëmijëve shumë të sjellshëm. Vajza është 24 vjeçe, studion ekonomi në Los Angeles, djali është 20 vjeç, studion art në universitetin Uppsala dhe djali i vogel qe kam ende në shtëpi, është 6 vjeç, sa ka filluar parashkolloren. 

bianca junzell5

Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

E premtja verore më sjell shumë herë në Dubai, Norvegji, Itali, por tash kohën e fundit shumë herë edhe në vendlindjen dhe në bregdetin shqiptar. 

A të duket sikur fundjavave të verës gjithë ‘Instagrami’ ikën në plazh, kurse gjithë bota është në shtëpi? 

(Qesh), ende nuk jam e mësuar me rrjetet sociale po si duket shumë njerëz e duan udhëtimin, por edhe unë jam e familja ime, kemi shumë eksperienca nëpër botë duke mësuar shumë kultura të ndryshme.

bianca junzell6

A është opsion për fundjavën tënde: “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

(Qesh), jo asnjëherë. Kohën e lirë ia kushtoj familjes, djalit të vogël, por edhe merrem me muzikë, kam një burrë shumë të kuptuar dhe e vlerëson kohën që kam nevojë për vetveten, shkoj në spa, gym, për energji të re për të qenë një femër dhe mamë e lumtur.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm? 

Çdo herë në rreshtin e parë të resortit më të famshëm, ashtu më pëlqen. 

bianca junzell7

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje? 

Fundjava më e bukur është koha me fëmijët e mi, nuk ka asgjë më të bukur se koha me ta, por tash u rritën dhe janë larg në studime, kam vetëm djalin e vogël afër, më bën aq të lumtur sa nuk di ta përshkruaj. Çdo hap i tyre gjatë fëmijërisë është kujtimi më i bukur i jetës sime. Po ashtu vjen edhe me radhë muzika që më bën shumë njeri të lumtur dhe më mbush me energji. Nganjëherë udhëtimet në vendlindje më bëjnë shumë të emucionuar, por kur i shoh të varfërit nuk ndihem mirë. Kafshët në rrugë pa strehë, fëmijët që kërkojnë para në rrugë, më bëjnë të ndihem jo mirë, shumë herë i mbylli sytë dhe falem për ta kur jam atje.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan? 

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë… Në familjen time çdo ditë është e planifikuar për të pasur orientim të mirë, po ashtu edhe e diela ka një plan shpeshherë familjar, djali vjen nga Uppsala për vizitë, bashkohemi të gjithë, drekë së bashku, jemi në natyrë, bisedojmë, shkojmë në aktivitete të ndryshme, në ski, golf ose bëjmë plane për javën e ardhshme.

/Panoramaplus.al/Nga Blerand Rexhepi

bianca junzell9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al