16 Qershor, 2021

“Si fëmijë pesë vjeç”- Jasmina Kadriu flet për ndarjen nga Andi Artani: Është i vetmi njeri që…


Jasmina Kadriu dhe Andi Artani i ndanë përfundimisht rrugët e tyre vetëm pak ditë pas daljes nga “Për’puthen”.

andi artani jasmina kadriu (7)

Ish-konkurrentët kanë treguar se nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe secili tashmë vazhdon jetën e tij.

andi artani jasmina kadriu (4)

Në fillim, të gjithë menduan se ndarja erdhi për shkak të xhelozisë së tepruar të Jasminës, duke iu referuar pjesëmarrjes së Andit në videoklipin e këngëtares, Diona Fona.

andi artani jasmina kadriu (1)

E ftuar tek “Shqipëria Live”, Jasmina e ka cilësuar marrëdhënien me djalin nga Kosova si “toksike” dhe se tashmë nuk i bëhet më vonë fare për të.

andi artani jasmina kadriu (4)

Ndër të tjera, ajo tha se mënyra si kishte përfunduar lidhja e tyre ishte shumë “fëminore”, pasi Andi i kishte bërë thjesht “block” në rrjete sociale.

andi artani jasmina kadriu (1)

Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.

jasmin kadriu andi artani (4)

Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar.

jasmin kadriu andi artani (2)

Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që ‘po më pyete prapë për këtë gjë, do të të bëj bllok’. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”,- tregoi Kadriu.

andi artani jasmin kadriu (8)

Ajo zbuloi se në të ardhmen e afërt do ta shohim me një projekt të ri muzikor. Kohët e fundit, Jasmina është parë nën shoqërinë e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Alesandro, të cilët bashkë me nënën e saj kanë udhëtuar drejt Turqisë.

jasmin kadriu andi artani (8)

Nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka apo çdo gjë ka të bëjë me këngën që Jasmina do të publikojë së shpejti.

andi artani jasmina kadriu (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al