Beatrix Ramosaj foli për herë të parë për lidhjen e saj me Donaldin. Vetëm se reagimi i saj erdhi me një këngë. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi bashkëpunimin e saj me Dj Geek që titullohet “Ma shumë se ti”.
Duket se teksti është i dedikuar për ish-partnerin e saj. Por ndonëse marrëdhënia me Donaldin dështoi shumë shpejt, duket se këngëtarja po prek suksesin me projektin e fundit që u shndërrua menjëherë në hit. Kur nuk janë mbushur ende 24 orë nga publiki i këngës, “Ma shumë se ti” numëron mbi 400 mijë klikime në You Tube. Por veçmas suksesit, ajo që bie në sy është fakti që të gjitha komentet janë pozitive dhe mbështetëse për të. Më shumë se 1200 komente kanë shkuar për të dhe të gjithë e kanë mbështetur si për këngën, ashtu dhe për raportin e saj me Donaldin. Shumë nga fansat e saj nuk i kanë kursyer edhe ironitë për aktorin.
“Si i thonë legen në shqip”, është një ndër komentet drejtuar për Beatrix. Kujtojmë se kur artistja la shtëpinë e Big Brother komentet negative e detyruan atë të qëndronte larg vëmendjes së mediave. Megjithatë me kalimin e kohës opinioni publik ka ndryshuar mendim, duke i dhënë mbështetje Trixës. Teksa e kanë komplimentuar për tekstin, që edhe sipas komentuesve ishte një dedikim për Donaldin, fansat e kanë uruar për këtë rikthim në muzikë, duke lënë në harresë, këngën që ai publikoi kur doli nga Big Brother, ku fliste për lidhjen e krijuar brenda në shtëpi.
PJESË NGA TEKSTI:
“Kam menduar që jemi ndryshe
Tani e gjete qysh e lype
Ta kisha dit çfarë je s’kisha bërë çfarë kam bërë
S’kam menduar që ti je kaq idjot
Lotët e mia ti s’i meriton
Më duket se kupton
Kjo nuk shkon me zor
Pa ty më mirë jam s’kam nevojë për askën
Që nuk më vlerëson
Që vetëm më tradhton
Se zemra gabon, por dikur e gjej dikë,
Që ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”
***
“Premtimet që ti i bëre
Asgjë s’mbeti, krejt i more
Hala pres ti me m’kap për dore
Unë të desha ti më përdore
Unë po hyj më thellë ama ty po të shikoj duke qeshur
Ama kjo gjë ty nuk të dhemb se problemi është tek ti
Tash nuk të shoh më
Krejt çfarë unë jam
E ke pas në duar
Tani zemra ime është gur e nuk thehet më kurrë
Unë meritoj më shumë
Vetes ja kam premtuar
Dikur më i mirë se ti një ditë ka me dëshmu që
Ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al