10 Mars, 2022

Si ka ndryshuar jeta e Kylie Jenner dhe Travis Scott pasi u bënë prindër për herë të dytë


Kylie Jenner dhe Travis Scott po shijojnë çdo moment me djalin e tyre të porsalindur. Ka kaluar pak më shumë se një muaj që kur çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë në jetë, një djalë të quajtur Wolf Webster. 

Ditën e sotme E!Online ka zbuluar se si po shkon jeta në familjen Jenner-Webster. “Kylie po ecën shumë mirë dhe është e lumtur që po del sërish pas lindjes së Wolf. Ajo ndihet e çliruar që mund të dalë e lirë nga shtëpinë dhe t’i kthehet normaliteti.” Në fakt, Kylie u fotografua duke vrapuar në Los Anxhelos më 8 mars. “Procesi i saj i rikuperimit ka shkuar shumë mirë dhe ajo ka filluar të ndihet përsëri vetvetja. Është gjithmonë i vështirë muaji i fundit i shtatzënisë dhe ajo ishte shumë e gatshme për të lindur fëmijën. Ajo po e merr me lehtësi, por është e emocionuar që t’i rikthehet rutinës së fitnesit dhe do t’i rikthehet lehtësisht stërvitjes pasi të jetë më e lirë.”- shkruan E!Online.

Në përgjithësi, Kylie po shijon këtë periduhë me djalin e saj. “Kylie është duke shijuar muajin e parë me fëmijën e saj dhe nuk ka qenë e fokusuar në asgjë tjetër. Ajo po shijon kohën duke qëndruar me Wolf dhe duke u përshtatur me familjen e saj të re me katër anëtarë.”

Lindja e Wolf ka sjellë disa ndryshime në jetën e përditshme të familjes. “Kylie dhe Travis po shkojnë shumë mirë së bashku dhe po përshtaten me një orar të ri”, ka thënë një burim për median në fjalë. “Ata e kishin humbur rutinën e tyre me Stormi, si për shembull të qëndrojnë zgjuar gjatë gjithë orëve të natës dhe të mbajnë dy fëmijë në të njëjtën kohë. Ata po përshtaten dhe Travis e ka ndihmuar Kylie shumë”.

Edhe Stormi po kënaqet si motër e madhe. “Stormi është e fiksuar dhe vazhdimisht thotë ‘baby brother’ dhe dëshiron ta mbajë në krahë. Travis dhe Kylie e duan ta shohin atë si një motër të madhe dhe ata u përpoqën ta përgatisin sa më shumë që të mundnin.” Përveç ndarjes së një fotoje të dorës së Wolf në njoftimin e lindjes, Kylie ende nuk ka ndarë një foto të fytyrës së djalit të saj. Por në intervistën e fundit me Ellen DeGeneres, Kris Jenner zbuloi se tashmë ngjashmëria mes Wolf dhe Stormi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al