25 Maj, 2022

“Si kam jetuar më parë pa ty?!” Aurela Hoxha i bën dedikimin e ëmbël të birit në ditëlindjen e parë


Dita e sotme është ndër më të veçantat për modelen e njohur Aurela Hoxha pasi sot djali i saj feston ditëlindjen.

Prej kohësh blogerja është zhvendosur në Spanjë ku mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë, Alaronin, një vit më parë. Ndonëse periudhën e shtatëzanisë ajo nuk ka preferuar ta bëjë publike pasi i biri festoi 3-mujori Aurela ndau me të gjithë miqtë e saj të Instagramit lajmin se ishte bërë mami i një djali e prej atëherë ka qenë goxha aktive.

Sot djali i saj mbush 1 vjeç dhe mami Aurela e ka uruar me fjalët më të bukura. Ajo ka postuar disa foto me të voglin e saj duke ndarë momente të fotografuara së bashku, krahas fotos ajo ka shkruar:

“Një vit jetë! Fryma mamit, pasi zoti të solli në jetën time fillova të pyes veten si kam jetuar më parë pa ty… Ti i jep kuptim jetës tonë! Të Dua, të Duam!Faleminderit Zot! Gëzuar ditëlindjen tënde të parë ëngjëlli im!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Kujtojmë se Aurela ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj Alban. Në ditën e Shën Valentinit, ajo zbuloi ata kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al