5 Janar, 2021

Si kurrë më parë! Dua Lipa shfaqet me flokë të shkurtër dhe bionde në kopertinën e revistës së famshme


Dua Lipa është bërë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës, “Vogue”, por ai që na habiti është look-u i saj.

dua lipa (2)

Autorja e hitit “New rules” ka postuar ditën e sotme në rrjete sociale foton e kopertinës së revistës britanike duke na lënë të gjithëve gojëhapur.

25-vjeçarja shfaqet me flokë të shkurtë biondë dhe duket kaq ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi!

dua lipa (5)

Dua shkruan se është shumë e emocionuar për këtë paraqitje, teksa bënë me dije se numri i revistës del në shitje më 8 janar.

dua lipa (4)

Duke e filluar 2021 si një kameleon i vërtetë, siç unë jam! Faleminderit Edward Enninful! Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në ‘British Vogue’!!

dua lipa (3)

Kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta! Në shitje më 8 janar!”, shkruante ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

dua lipa (1)

Kujtojmë se Dua bëri një paraqitje të mrekullueshme në “Vogue” në shkurt të 2020-ës, ku mbi të gjitha në videon prezantuese foli shqip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al