8 Mars, 2022

“Si kurrë më parë”/ Ronela Hajati zbulon detaje nga performanca e saj në “Eurosong”


Këngëtarja Ronela Hajati ka folur së fundmi në lidhje me videoklipin e veçantë që ka realizuar për këngën “Sekret”, dhe performancën që po përgatit për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” të cilën e ka cilësuar si “më të mirën që ka dërguar RTSH-ja”.

E ftuar në emisionin “Ditë pas Dite”, fituesja e Festivalit të Këngës, tregoi disa detaje rreth performancës së saj në “Eurovision”, ku theksoi se do të jetë një nga ato performanca që bëhet vetëm një herë dhe se nuk do të jetë e njejtë me atë që realizoi në RTSH.

“Performanca është komplet tjetër gjë, po punoj me Klaudia Pepën, koreografe. Janë edhe 4 balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje fare me RTSH-në, as me klipin… Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite. Do jetë pak kështu që… Do bëj një gjë që një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë dhe s’do ketë më.”, tregoi Ronela Hajati.

Duke folur për këngët përfaqësuese të shteteve të tjera  për konkurrencën, këngëtarja rrëfeu se për momentin shikon si më të fortë këngën e Italisë dhe Spanjës. Ajo shtoi se qëllimi i saj nuk është të fitojë port ë shkojë në finale dhe se shpreson që kjo të jetë një mundësi për të për të vazhduar karrierën e saj jashtë kufinje të Shqipërisë.

“Mua më pëlqen Italia, më pëlqen Spanja… kaq për momentin. Kënga është pritur shumë mirë por kjo s’domethënë që… (Anaidi: do fitoj unë.) Jo, atë nuk e çoj fare nëpër mend. Gëzimi im më i madh është të jem në finale.”

“Shpresoj të bie në sy të një labeli të huaj, të më marrë jashtë Shqipërisë. Këtu kam bërë gjithçka do vazhdoj të bëj të njëtën gjë. Pse të mos më shërbejë kjo për një treg më të gjerë, është ëndrra e të gjithë këngëtarëve.”

Ndër të tjera ajo foli edhe për videoklipin e këngës “Sekret”, i cili u publikua vetëm disa ditë më parë. E pyetur për idenë dhe konceptin e klipit, Ronela tregoi se ka dashur të fusë sa më shumë elementë shqiptarë në një version më të modernizuar.

“Në fakt kam dashur të nxjerr faktin që dashuritë e mëdha gjithmonë ritakohen dhe nuk ndahen asnjëherë. Kisha një farë koncepti që e zgjerova, kanë qenë ditë shumë internsive por shumë të këndëshme. Kemi dashur të fusim shumë elementë shqiptarë, të sjellë në një version të modernizuar. Modeli i flokëve është një mbretëreshë gjarpër, kam dashur të personifikoj gjarprin e Bistricës.”, rrëfeu këngëtarja.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al