23 Prill, 2021

“Si lopë!”- Publikoi video të trupit të paedituar, Bebe Rexha i kthehet ashpër komentuesve shqiptarë: Në vend që ta…


Para pak ditësh, Bebe Rexha publikoi në llogarinë e saj në TikTok një video me anë të së cilës tregonte se si dukej trupi i saj i paedituar.

bebe rexha (7)

E veshur me bikini të zeza, këngëtarja shqiptare me famë botërore tregoi se si dukej në çdo kënd të mundshëm duke u rrotulluar.

Komentet kanë qenë të shumta për guximin dhe sinqeritetin e këngëtares, mirëpo ajo që i ka tërhequr vëmendjen kanë qenë disa komente negative që ka marrë nga vetë shqiptarët.

bebe rexha (4)

Rexha realizoi një video, të cilën e publikoi në Instastory, me anë të së cilës tregoi të gjitha komentet fyese, ku shkruhej: “Si lopë”; “Sa e shpifur”, etj.

bebe rexha (9)

Artistja vendosi të reagojë publikisht nëpërmjet një videoje ku tha:

bebe rexha (1)

Siç e dini, unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time. Por, ka diçka për të cilën nuk jam krenare për kulturën time. Videoja që publikova pak më parë ka shumë komente rreth trupit tim.

bebe rexha (2)

Kur e postova mendova: ‘Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”,-  dëgjohet duke thënë ndër të tjera Bebe.

bebe rexha (10)

Pas kësaj, këngëtarja publikoi edhe një status në shqip, në të cilin shkroi: “Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”.

bebe rexha (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al