8 Mars, 2018

Si mund ta kuptoni nëse çifti është i lumtur, bazuar në gjuhën e trupit


Mjafton vetëm një foto e një çifti të zbuloni shumë gjëra rreth lidhjes së tyre apo sjelljes së partnerit, madje edhe të parashikoni ardhmërinë e tyre.

Ne më poshtë ju sjellim detajet të cilave ju duhet kushtuar vëmendje nëse dëshironi të bëheni lexues i mirë i gjuhës së trupit.

13. Shtrëngim i duarve

Nëse trupat e të dy partnerëve janë të kthyer drejt njëri tjetrit dhe duart e tyre janë të shtrënguara me gishta të ndërlidhur, kjo është shenjë se ata pëlqejnë të jenë afër njëri tjetrit.

12. Gjesti “ai është i imi”

Dora e vendosur në pjesën e sipërme të trupit të partnerit apo në gjoks është shenjë e posesivitetit. Femrat që bëjnë poza të tilla dërgojnë sinjal deri tek rivalet e mundshme se ky mashkull është i zënë.

11. Kujdes i ndërsjelltë

Nëse trupi i femrës është i drejtuar nga partneri, ajo d.t.th se ajo dëshiron të jetë sa më afër tij. Mashkulli është duke pozuar drejtë me dorën e vendosur në belin e saj, ai nuk mundohet ta kontrollojë atë dhe ajo nuk i reziston atij.

Lidhje e fuqishme

Ata janë mësuar të bëjnë gjithçka bashkë shumë kohë më parë. Ata e njohin njëri tjetrin shumë mirë dhe janë komod me gjithçka. Duart e ndërlidhura tregojnë se kanë një lidhje të thellë dhe të fuqishme.

9. Pronar

Kur një njeri e mban femrën për krahun e saj, është shenjë se ai është pronari i saj. Ai e reklamon atë, e kontrollon dhe e mban afër. Asaj nuk i pëlqen kjo gjë dhe kjo tregohet me krahët e kryqëzuara dhe trupin e lakuar në njërën anë.

8. Bashkëmendimtarë

Të gjithë kemi parë pozat kur femra i ulet në skut mashkullit. Është shenja më evidente e jetës së mirë seksuale, nënkupton se ajo është e varur nga ai duke zgjedhur vetë për të qenë ashtu.

7. Kush është “shefi”

Mbajeni mend se mbajtja e duarve në xhepa nënkupton se ndjeheni në ankth dhe pak të turpshëm. Nëse mashkulli e bën këtë, ai nuk është lideri i çiftit. Tani shikoni femrën, ajo qëndron para mashkullit me buzëqeshje, këmbët e pozicionuara ashtu që zënë shumë hapsirë. Kjo gjuhë e trupit na paraqet vetëbesim dhe se ajo është shefi i çiftit.

6. Njerëz të famshëm

Njerëzit që dëshirojnë të shfaqen plotësisht kanë një qëndrim specifik dhe përplot me vetëbesim të trupit. Mashkulli e mban fortë femrën ndërsa ajo di se si të pozojë që të duket shkëlqyeshëm.

5. Ngjitje

Ajo e vendos dorën mbi supin e tij ndërsa ai e mban dorën në belin e saj. Ky gjest tregon se ky çift janë të ngjitur me njëri tjetrin, ata janë bashkë dhe të barabartë, pa liderë, pa ndjekës dhe jetojnë në paqe.

4. Mburrje

Shumë shpesh, mashkulli e vendos dorën e tij më poshtë sesa beli i saj. Në shikim të parë kjo ka konotacion seksual mirë e vërteta është se kjo sjellje është e mbrotjes së tepërt. Ai dëshiron që të gjithë të dinë se ajo është e tij.

3. Hap pas hapi

Vendosja e tillë e dorës demonstron kujdes të thellë për femrën dhe faktin që ai mund ta mbrojë atë. Ata ecin hap pas hapi, që nënkupton se janë të fokusuar në njëri tjetrin duke harruar çdo gjë tjetër.

2. Mbrojtës

Ky gjest klasik i femrës që mban krahun e mashkullit tregon varësinë e saj ndaj tij dhe ndjenjën e sigurisë. Mashkulli zakonisht qëndron para femrës, ai e dominon lidhjen dhe tregon se ajo mund të mbështetet në të.

1. Alfa mashkulli

Kur një mashkull i ngrit lartë shputat e këmbëve, deonstron vetëbesim të madh. Njerëzit e fuqishëm që sjellin vendime vetë dhe nuk varen nga mendimi i partnerit kanë tendencë të kenë këtë paraqitje. Pozita e femrës është e tërhequr, duart dhe këmbët janë të kryqëzuara, gjë që tregon se ajo është në ankth dhe nuk ndjehet rehat afër tij./femra.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al