Joe Alwyn nuk shqetësohet për reagimin që mund të bëjë Taylor Swift, në lidhje me skenat e nxehta në filmin e tij të ri.
“Dua të them, ajo e ka lexuar librin dhe i pëlqen, kështu që ajo e di…” tha aktori për Extra ndërsa promovonte serialin e ri, së bashku me kolegen Alison Oliver.
“[Taylor] thjesht nuk mund të ishte një fanse e madhe e projektit.”– shtoi ai.
Seriali i ardhshëm, i cili do të shfaqet më 15 maj në Hulu, bazohet në romanin e vitit 2017 me të njëjtin emër nga autorja Sally Rooney.
Alwyn portretizon një burrë të martuar të quajtur Nick, i cili ka një lidhje me Frances, një studente kolegji 21-vjeçare e cila luhet nga Oliver.
“Ju kaloni, si p.sh., shumë prova dhe biseda të thella rreth skenave intime dhe llojit të historisë që po përpiqemi të tregojmë,” tha Oliver për filmimin e skenave të nxehta me Aleyn.
“Shpresojmë, secila skenë intime ndihet ndryshe ose ka një lloj përparimi në marrëdhënien e tyre,” shtoi ajo.
Ndërsa Alwyn, ka bërë intervista të lidhura me serialin e ri, aktori ka qenë hermetik sa i përket lajmeve të fejesës me Taylor Swift.
“Dmth, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do të thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja,” tha Alwyn për WSJ.
Swift dhe Alwyn kanë ndezur thashethemet për fejesë prej vitesh, madje disa fansa spekulojnë se ata edhe janë martuar fshehurazi. Çifti thuhet se u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të takoheshin më vonë atë vjeshtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al