10 Mars, 2022

Si një skenar filmi / Regjisori amerikan arrestohet gabimisht pasi u akuzua se ishte duke vjedhur bankën


Regjisori i njohur amerikan, Ryan Coogler është akuzuar se ka vjedhur një bankë. Mediat e huaja shkruajnë se madje ai është arrestuar nga oficerët e policisë lokale, por në fund rezultoi se ishte e gjitha një gabim.

Sipas raportit të policisë së Antlantës, incidenti ndodhi në 7 janar në një degë të Bankës së Amerikës në Atlantë. Coogler ka qënë duke tërhequr një shumë të majme parash dhe në momentin që do të firmoste një dokument i ka lënë një shënim arkëstares duke i thënë të ishte e kujdesshme në dorezimin e parave.

 ‘’Unë do të tërheq 12.000 dollarë nga lloagria ime. Të lutem bëj llogaritjen e parave diku tjetër. Nuk dua ta shohin të tjerët’’, ishte ky shënimi që regjisori kishte lënë.

Arkëtarja ka njoftuar menaxherin duke i treeguar se Coogler po vidhte bankën. Menaxheri ka lajmëruar policinë dhe kanë ardhur në vendngjarje. Ata kanë arrestuar regjisorin dhe pasi ky i fundit ka deklaruar se kush është, policët arritën në përfundmin se e gjitha ishte një gabim. Në bisedë të mëtejshme me një oficer, ai shpjegon se e ka shkruar shënimin për të qenë “diskret” në mënyrë që arkëtarja të mos e thoshte me zë të lartë shumën e tërheqjes, për sigurinë e tij

Policia dhe Banka e Amerikës i kanë kërkuar falje Coogler për ngjarjen e ndodhur. Regjisori ndodhet në Atlanta pasi janë duke  bërë xhirimet për filmin e shumëpritur, Black Panther: Wakanda Forever.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al