23 Tetor, 2017

Si një zonjushë e vërtetë, shikoni sa është rritur vajza e Sadije dhe Shkëlzen Berishës


Vajza e Sadije dhe Shkëlzen Berishës qenka bërë një zonjushë e vërtetë.Emri i Sadije Berishës do të bëhej shumë shpejt i njohur për publikun shqiptar gjatë vitit 2007, vit në të cilin ajo dhe Shkëlzen Berisha, do të shpërnguleshin në Shqipëri.

Jeta e tyre private, që ishte mbajtur për shumë kohë larg vëmendjes së publikut, do të shoqërohej pas kësaj me një profil të lartë publik e mediatik.

Ata janë prindër të dy fëmijëve : Medinës dhe Lajdonit, të cilët jetojnë në Suedi me mamanë e tyre. Vajza e parë e çiftit, Medina tashmë është adoleshente dhe Sadije po përgatitet për këtë fazë të re të jetës.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet vajza bukuroshe me bigudina në flokë, por aspak entuziaste që po del në foto. ‘’Medina është duke u bërë një adoleshente me bigudina në kokë’’ – shkruan Sadije.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al