5 Qershor, 2022

Si qëndron e vërteta e festës së çmendur 300,000 dollarëshe që Johnny Depp thuhet se organizoi pasi mposhti Amber Heard?


Johnny Depp nuk kishte planifikuar asnjë festë të shtrenjtë në Londër disa orë përpara se juria e Gjykatës së Virxhinias t’i jepte atij fitoren në çështjen e shpifjes kundër ish-gruas Amber Heard sikurse u raportua.

“New York Post” shkruan se një burim u ka thënë: “Vendi ishte rezervuar në rast se dikush donte të bënte diçka, por u anulua“, duke kundërshtuar një raport që pretendonte se aktori shpenzoi qindra mijëra dollarë në Notting Hill, Laylow.

Depp nuk ishte në Shtetet e Bashkuara për të dëgjuar vendimin e së mërkurës, sepse ai kishte fluturuar në Angli ditë më parë, thanë burimet për median në fjalë.

Aktori kishte kaluar fundjavën e tij në koncertet e Jeff Beck: dy në Sheffield dhe një në Londër, duke u shfaqur në skenë me Beck. Ylli i “Pirates of the Caribbean” po mbante një koncert në Gateshead, në Anglinë Veriore, një ditë pasi juria i dha atij 10.4 milionë dollarë dëmshpërblim.

“Depp shkoi direkt nga koncerti në Gateshead me makinën e tij,” tha burimi. 58-vjeçari u tha se ka shpenzuar më shumë se 300,000 dollarë për festën, e cila dyshohet se zgjati deri në orën 5 të mëngjesit me njerëz të shumtë, përfshirë ish- të dashurën e tij Kate Moss.

“Ne kemi email për të vërtetuar se vendi i takimit është anuluar,” tha një tjetër burim. “Ai shkoi direkt nga koncerti në Gateshead për gjashtë orë me makinë.”

Heard dhe Depp u përfshinë në një gjyq për shpifje me aktorin e “Pirates of the Caribbean” që paditi aktoren për 50 milionë dollarë mbi akuzat për abuzim në një shkrim të ‘Washington Post’ të vitit 2018 që ajo shkroi. Heard kundërshtoi ish-in e saj me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard – 10 milionë dollarë për dëmet kompesuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al