27 Korrik, 2022

Si rallë herë, Miriam Cani poston fotot intime nga pushimet me Alban Skënderajn


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura në vendin tonë. Megjithëse janë aktivë në rrjetet sociale, ata rrallë herë ndajnë poza  krah njeri tjetrit.

Së fundmi, këngëtarja që ka befasuar rrjetin me disa poza romantike krah Albanit. Çifti po shijojnë disa ditë pushime në bregdet ku nuk kanë nguruar të ndajnë edhe disa foto romantike së bashku.

Në një intervistë Albani është shprehur se dashuria e tyre ishte me shikim të parë brenda pak ditësh. Sipas tij ata patën një energji që i afroi shumë në takimin e tyre të parë teksa shtoi se janë njohur në rrethana tepër të çuditshme.

“Lidhja me Miriamin, nuk di nëse ishte dashuri me shikim të parë jam skeptik, por ka pasur diçka të ngjashme, energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndjetur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri të me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm”- tha ai.

Këngëtari tregoi se është mirënjohës ndaj Miriamit dhe ndihet me fat që e ka njohur dhe se e cilëson si gjysma e punës dhe sukseseve të tij.

Vitet e fundit çifti simpatik Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al