10 Shtator, 2021

“Si reagon kur bashkëshorti harron datën e përvjetorit?”/ Orgesa Zaimi flet për jetën private dhe zbulon planet për një fëmijë të tretë


Orgesa Zaimi ka ndarë me të gjithë fansat e saj dje disa detaje nga jeta private. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, e Borës, e cila është 9 vjeç dhe e Kronit, i cili është 6 vjeç.

orgesa zaimi (62)

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, artistja u pyet se si reagon kur bashkëshorti i saj harron datën e përvjetorit të martesës. Orgesa vendosi të përgjigjej shumë sinqerisht, pasi tha:

Ai e harron gjithmonë. Nuk është nga këta tipat romantikë, me lule, nën dritën e hënës etj. dhe prandaj më pëlqen. Për këtë gjë. Edhe ditëlindjen e vet Mentori e harron, nuk e di kur e ka. Nga këta njerëzit është.

orgesa zaimi (4)

Nuk besoj se kjo e bën një njeri më të dashuruar, ose më të dhënë dhe më të respektueshëm në një marrëdhënie që ne kemi vite që e kemi krijuar tashmë. Por avash-avash do e mësoj duke ia shënuar diku. Ne i kemi në data 25 dhe ai është bërë me hije tani, thotë ‘ça kemi ndonjë përvjetor?’. Se Bora ka lind në 25, ne të dy jemi lidhur në 25, martesën e kemi në 25, unë kam lindur në 25, kështu që…”.

orgesa zaimi (9)

Ndërkohë, e pyetur se si do të reagonte nëse do të shtonte pesë kilogramë Zaimi tha: “Vetëm frika se mos kam ngel shtatzënë. Sepse gjithmonë jam 52-53 kile dhe pesha më ka lëvizur vetëm kur isha shtatzënë. Kështu që e vetmja habi në këto pesë kilogramë të fituara është ‘mos jam shtatzënë’ dhe op, vret burrin (teksa shtoi me të qeshur se bën shaka)”.

orgesa zaimi (7)

Kur fëmijët e pyesin për një motër ose një vëlla, këngëtarja tha: “I them: ‘Bora, do një motër ose vëlla apo një mace?’, ka zgjedh macen. Jam një mama shumë e realizuar deri më tani, jam shumë e lumtur me familjen që kam. Nëse vjen diçka surprizë e pranoj, por kështu me plane… Mentor përshëndetje, jam gruaja jote. Kam dalë në televizor. Kemi dy fëmijë shumë të mirë. Jemi mirë kaq sa jemi, të lutem”.

orgesa zaimi (6) orgesa zaimi (2) orgesa zaimi (1)

orgesa zaimi (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al