9 Shtator, 2017

Si ta dallojmë që muskujt tanë nuk furnizohen mjaftueshëm me kalium


Si ta dallojmë që muskujt tanë nuk furnizohen mjaftueshëm me kalium

 

Kaliumi është një nga mineralet më thelbësore, i cili merr pjesë në rregullimin e ritmit të zemrës dhe ruajtjen e sistemit nervor. Kaliumi e rregullon funksionin e muskujve dhe e ndihmon trupin për ta përdorur glukozën si një burim të energjisë. Pa një konsum adekuat të kaliumit, trupi juaj nuk mund ta ruajë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, muskujve, nervave, lëkurës apo veshkave.

Edhe pse shumë njerëz besojnë se patatet dhe bananet janë burimi më i mirë i kaliumit, ekzistojnë burime shumë më të mira, si perimet me gjethe të gjelbra, frutat agrume, domatet, farat e lulediellit dhe drithërat.Ekzistojnë simptoma të ndryshme të mungesës së kaliumit në trup.

 

Nëse keni vërejtur se ndonjë nga këto simptoma zgjat më shumë se një javë, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj:

 

  • Kapsllëku;
  • Lëkura e thatë;
  • Etja ekstreme;
  • Mbajtja e ujit, veçanërisht në pjesën e krahëve apo këmbëve;
  • Rrahja e çrregullt e zemrës;
  • Tensioni i lartë i gjakut;
  • Nervozizmi;
  • Plogështia në muskuj.

 

Shumicës së të rriturve të shëndoshë u nevojiten rreth 4.700 miligramë kalium në ditë, që është relativisht e lehtë për t’u konsumuar nëpërmjet një diete të ekuilibruar.

Megjithatë, studimet statistikore kanë treguar se një përqindje e madhe e njerëzve nuk marrin mjaft kalium, sepse nuk i ndjekin udhëzimet për një dietë të shëndetshme, që është arsyeja kryesore se pse mjekët shpesh rekomandojnë marrje të suplementeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al