Çokollata është ëmbëlsira më e popullarizuar në botë, por për disa – sidomos admiruesit e pafat – shkakton simptoma të pakëndshme.
Për shkak se çokollata përmban një shumëllojshmëri përbërësish, reagimi i trupit mund të jetë për shkak të një ose shumë prej tyre.
Ndjeshmëria ndaj një ushqimi është shumë më e butë se alergjia. Alergjia, kur është e rëndë, mund të çojë në anafilaksi edhe pas konsumimit të një sasie të vogël të ushqimit, ndërsa njerëzit me ndjeshmëri mund të konsumojnë një sasi të vogël pa ndonjë problem.
Cilët përbërës janë përgjegjës për reagimin e trupit:
Përbërësi kryesor i çokollatës është kakao, por nganjëherë gjithashtu përmban qumësht ose lecithin.
– Alergji nga kakao: Ajo shkakton simptoma të tilla si skuqjen e lëkurës dhe kruarje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, buzët ose fyt, kollitje, nauze ose të vjella dhe dhimbje barku. Këto simptoma mund të tregojnë anafilaksi, prandaj kërkohet të shkohet në spitalin më të afërt.
– Alergji nga qumështi: skuqje lëkurës dhe kruarje, kollitje, të përziera disa orë pas pirjes. Pas disa orësh ose ditë, mund të shfaqen simptoma të tilla, si dhimbja e stomakut, skuqjet e lëkurës, kollitja, dhimbjet e barkut dhe diarre.
– Ndjeshmëri apo intoleranca në kafeinë: çokollatë përmban kafeinë, e cila bën që disa njerëz të kenë simptoma të tilla si nervozizëm, probleme gastrointestinale (diarre, vjellje, dhimbje stomaku), vështirësi në gjumë, dhimbje koke.
– Alergji nga lecithin: shkakton simptoma të tilla si, rrjedhje nga hundët, lot, çrregullime gastrointestinale (dhimbje në stomak).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al