6 Shkurt, 2024

Si ta kuptoni nëse po konsumoni më shumë kafe seç duhet? Efektet që jep në shëndet


Shumica e njerëzve nuk e nisin ditën pa pirë kafe. Kjo pije specifike ka shumë përfitime, më e rëndësishmja përmbajtja e saj e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole).

Megjithatë, duhet të konsumohet me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësisë për të fjetur dhe nervozizmit, këtu janë tre simptoma të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë:

Aciditeti

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al