13 Shtator, 2017

Si ta menaxhoni rutinën në çift për të mbrojtur marrëdhënien


Kthimi tek: Pas pushimeve kthimi në jetën e zakonshme nuk është gjithnjë i lehtë, dhe jo çdokush është i aftë të përballet me këtë gjendje. Puna dhe angazhimet ditore na marrin të gjitha energjitë, por gjetja e kohës për të qëndruar se bashku për një pushim të vogël, mund të rikthejë doza të vogla lumturie që na bëjnë mirë.

Hera e parë: nëse është qëndrimi i parë së bashku , mund ta përjetoni atë që do të thotë të jetosh nën të njëjtën çati dhe të kuptosh më mirë zakonet e njëri-tjetrit. Ne pastaj mund të bëjmë një gjykim për mënyrën se si jemi dhe ndjehemi. Jini të sinqertë me veten, sepse nëse diçka nuk ka shkuar siç e dëshironi nuk ka kuptim ta fshihni.1-150

Të kthesh dëshirën: Vajëra esencialë, të aromatizuar për të masazhuar lëkurën: Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një dite të lodhshme. Shpërndarja e tensionit ndihmon për tu çlodhur, dhe për të përmirësuar jetën seksuale. Për të gjetur dëshirat e humbura nga puna, duhet të braktisim mendimet e rënda, dhe duhet të dëgjojmë trupin.  Një dush do tu ndihmojë të ndizni pasionin dhe të lini jashtë vetes komplikimet.

Si me pushime: Vjeshta e ëmbël është ideale për të shijuar ditët e bukura në natyrë. Një udhëtim me biçiklete, për të zbuluar rrugë të reja, apo të flesh mbrëmjeve nën yje, duke ndjerë luhatjen e tendës. Duhet të gjeni mënyra që të jeni sërish së bashku. Koha e lirë është një mundësi e mirë për të rizgjuar kureshtje dhe magji në lidhjen tuaj. Si? Ndonjëherë mjafton një sanduiç për të organizuar një darkë. Ose mund të dilni jashtë për të provuar vende të reja, ose një aperitiv në shtëpi mund të ndezë erotizmin.

“Fundi” : Disa kohë mund të jenë më të komplikuara se të tjerat, por kujdes kur gjithçka bëhet pretekst për një zënkë, apo diskutim, atëherë keni vërtet një problem në lidhje. Bëni kujdes, dhe mos i neglizhoni shenjat e padurimit. Përpiquni ta përballoni situatën duke gjetur zgjedhjen e duhur, sesa të vazhdoni të jetoni një vuajtje pafund. Koha është gjëja më e çmuar që kemi, ndaj mësoni ta përdorni atë sa më mirë./ Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al