26 Shtator, 2017

Si të arrini rezultate me dietën njëjavore


Dietat janë të vështira për tu mbajtur, por ato janë të dobishme për të fituar peshën që dëshironi. Sigurisht që një dietë e mirë duhet më së pari të jetë e shëndetshme dhe më pas të jetë efektive duke ju bërë më të dobët. Më poshtë po ju njohim me ditën njëjavore e cila nëse mbahet sipas rregullave garanton rezultat.

Mëngjesi

Konsumoni një gotë ujë të ftohtë me lëng limoni, para se të hani mëngjesin. Kjo do të ndihmojë në procesin e pastrimit të toksinave dhe do t’ju aktivizojë metabolizmin. Hani dy mollë ose dy portokalle gjysmë ore pasi keni konsumuar ujë të ftohtë me lëng limoni. Një qitro në vend të mollës apo portokallit, do të bëjë punë më të mirë. Ju mund të shtoni disa arra, bajame ose lajthi. Arrat janë me të vërtetë të dobishme për gratë, sepse përmbajnë antioksidantë. Arrat, gjithashtu, pastrojnë trupin nga radikalet e lira dhe aktivizojnë metabolizmin.

Drekë

Ju lejohet të konsumoni mish për drekë. Mishi mund të jetë i gatuar në grilë, – pule apo viçi. Gjithashtu duhet të konsumoni dy gota kos dhe një sallatë të freskët stine, me vaj ulliri dhe fare pak kripë.

Darkë

Darka nuk mund të jetë pas orës 18:00. Hani dy vezë të ziera, një kastravec apo ndonjë sallatë tjetër të gjelbër me vaj ulliri dhe pak kripë. Bëni çaj jeshil dhe konsumojeni atë në qoftë se ju ndiheni të uritur pas orës 18:00. Bëni një litër me 4 qese të çajit jeshil.

Kjo menu është për 10 ditë, në varësi të peshës që dëshironi të humbisni. Pesha e vlerësuar që mund të humbisni, është rreth 10 kg për 7 ditë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al