8 Prill, 2021

“Si të jashtmit”- Të kapur dorë për dore, Rudina Dembacaj publikon foton më të bukur krah bashkëshortit të saj, Mark Frroku


Fotot romantike dhe plot stil të Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në rrjetet sociale të aktores.

rudina dembacaj (3)

Ditën e sotme, moderatorja publikoi një foto krah bashkëshortit të saj teksa kalonin rrugën të kapur për dore.

rudina dembacaj (4)

Rudina ishte veshur me një fustan elegant të bardhë, me një xhaketë rozë, si dhe me taka e çantë të bardhë, ndërsa Marku kishte zgjedhur një këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe një xhaketë ngjyrë kaf.

rudina dembacaj (7)

Çifti mbanin të dy syze dielli, teksa Frroku e shihte plot admirim partneren e tij.

Malokë, malokë, po kemi dalë si t’jashtmit”, shkroi aktorja e humorit me shaka krahas postimit.

rudina dembacaj (5)

Rudina ka treguar se kujdeset shumë për të qenë e shëndetshme dhe në formë. Ajo jo vetëm që shkon në palestër, por njëkohësisht mundohet të mos bjerë “pre” e tundimit ndaj ushqimeve me shumë kalori.

rudina dembacaj (4)

Dyshja kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 janar të këtij viti.

rudina dembacaj (10)

Rudina është nënë e një vajze, e cila erdhi në jetë nga martesa e saj e parë me Aleks Vorfin.

rudina dembacaj (2)

Ndërsa Mark Frroku është baba i tre fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten, e cila ka ndërruar jetë.

rudina dembacaj (1)

Gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, Rudina zbuloi se edhe këtë vit nuk mendon për fëmijë.

rudina dembacaj (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al