Si pasojë, në fund të ditës, asnjë prej detyrave të caktuara nuk përfundohet në kohën e duhur dhe produktiviteti ulet ndjeshëm.
Për të pasur një ditë sa më produktive ju këshillojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Listë me detyrat më të rëndësishme
Çdo ditë, pasi të arrini në punë, ju këshillojmë që të bëni një listë me të gjitha detyrat që keni për të realizuar, duke filluar nga ato më të rëndësishme e deri tek ato të cilat mund të presin për t’u kryer. Kur e shikoni që nuk përqendroheni dot, kaloni tek ato detyra të cilat nuk kërkojnë shumë përqendrim, në mënyrë që ta shfrytëzoni kohën më së miri dhe të jeni produktivë edhe atëherë kur nuk jeni të përqendruar. Mos harroni ta përditësoni listën tuaj gjatë ditës, duke hequr ato punë që i mbaroni apo duke shtuar edhe të tjera të reja.
2. Mos u fiksoni të kontrolloni vetëm email-et tuaja
Sipas studimeve të fundit, kontrolli në mënyrë të vazhdueshme i postës suaj elektronike është një prej shpërqendrimeve më të mëdha, sepse ju duhet të lini një punë përgjysmë të kontrolloni email-et tuaja, dhe të harxhoni sërish kohë për t’u përqendruar në atë me të cilën po merreshit më parë. Vetëm në ato raste kur ju jeni në pritje të një email-i mund ta kontrolloni atë më shpesh. E njëjta gjë vjen edhe për të gjitha llogaritë tuaja rrjeteve të ndryshme sociale, të cilat idealja do të ishte që t’i kontrollonit vetëm gjatë pushimit tuaj të drekës.
3. Mos u mundoni të përfundoni shumë punë njëherësh
Nëse mendoni se të merreni me realizimin e më shumë se një detyre njëherësh do t’ju kursejë më shumë kohë sesa t’i kushtoni secilës prej tyre kohën e saj, gaboheni. Koha që ju do të harxhoni për të kaluar nga një detyrë në tjetrën (me përqendrimin në maksimum) dhe të riktheheni në detyrën me të cilën po merreshit më parë, do të jetë më e madhe sesa po të merreni me secilën prej tyre njëkohësisht. Prandaj ju këshillojmë që secilës detyrë t’i kushtoni kohën e saj dhe të filloni me një detyrë tjetër pasi të keni përfunduar të parën.
4. Skeduloni kohën tuaj
Në mënyrë që të mos harxhoni kohë kot dhe të jeni sa më produktivë, këshillohet që ju ta skeduloni ditën tuaj. Ju e dini se kur është koha më e mirë për t’iu përgjigjur email-eve dhe cila është koha më e mirë për të zhvilluar mbledhje, apo për të punuar mbi një projekt të caktuar, dhe nëse secilës prej këtyre detyrave i kushtoni kohën e duhur, nuk do t’i mbyllni kurrë me vonesë./Monitor/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al