26 Gusht, 2024

Si të ndaloni së qari kur jeni të acaruar apo të mërzitur me dikë


Nuk ka asgjë të keqe që të qash! Në fakt, është një përgjigje fiziologjike e natyrshme dhe normale ndaj situatave të tensionuara.

qarje

“Kur perceptoni një kërcënim ose përjetoni stres të lartë, trupi juaj reagon me lot si një mënyrë për të çliruar tensionin,” shpjegon Molly Burrets psikologe klinike.

Por, si ta ndaloni veten së qari gjithë kohës, sidomos kur jeni të mërzitur apo të acaruar? Ja katër taktika të thjeshta.

Bëni ushtrime frymëmarrjeje

Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë si thithja e ajrit për katër sekonda, mbajtja e frymës apo nxjerrja e saj janë taktika që relaksojnë sistemin tuaj nervor, duke reduktuar kështu stresin dhe duke shtypur dëshirën për të qarë.

Sillni ndërmend shqisat tuaja

Mendoni për pesë gjëra që mund të shihni, katër gjëra që mund të ndjeni, tre gjëra që mund të dëgjoni, dy gjëra që mund të nuhasni, një gjë që mund të shijoni. Vetëm kështu mund të largoni veten nga zemërimi dhe shqetësimi dhe të ndiheni më të qetë.

Bëni një bisedë të shpejtë me veten

Studimet tregojnë se pohimet pozitive mund të rregullojnë disa nga përgjigjet fiziologjike që shtohen kur jeni të stresuar. Kështu nëse fokusohesh në një punë të mirë që po bën duke qëndruar i/e qetë, jo vetëm që mund t’i shtosh besimin vetes, por do kesh më pak hapësirë që të mendosh për pasiguritë apo frikërat.

Thjesht, pushoni

Pavarësisht se sa mirë i praktikoni këshillat e mësipërme, përsëri mund ta gjeni veten duke u përlotur gjatë një bisede të tensionuar. E vetmja gjë që mund të bëni është thjesht të bëni disa minuta pushim dhe të merrni pak kohë për veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al