22 Maj, 2019

Si të pastroni mushkëritë dhe veshkat nga toksinat


Infeksioni i mushkërive te një person përgjithësisht i shëndetshëm mund të tejkalohet me ndryshimin e dietës dhe marrjen e shtesave për ta pastruar atë.

Megjithatë, mushkëritë e dëmtuara për shkak të konsumimit të duhanit për vite më radhë do të duhet të kalojnë përmes rendit detoksifikues: gastrointestinal, mëlçi, veshka dhe pastaj një mushkëri e pastruar.

Por a mund të përmirësoni mushkëritë e zeza, të dëmtuara, për shkak të pirjes së duhanit? Është e mundur, por kërkon kohë dhe vendosmëri. Nëse keni pirë duhan për 20 vjet, mos prisni të shëroheni me disa muaj detoksifikimi.

Duhet të ketë një ndryshim të stilit të jetesës, që përfshin ndalimin e pirjes së duhanit dhe ndryshimin e dietës. Nëse problemet tuaja të mushkërive shkaktohen nga faktorë të jashtëm, mund të nevojitet lëvizja në një mjedis më të pastër. Dëmtimi i mushkërive mund të ndryshohet, sepse trupi ynë vazhdimisht prodhon qeliza të reja kur ushqejmë trupin tonë me ushqimin e duhur.

Çfarë na vjen në ndihmë Për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të mushkërive tuaja, pini lëng karote ose çaj nga rigoni. Uji i pijshëm është gjithashtu shumë i mirë për çdo aspekt tjetër, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit të mushkërive. Një minimum prej rreth 8 deri në 10 gota në ditë do t’ju mbajë të hidratuar mirë dhe mushkëritë tuaja do të mbushen me gjak dhe lëng të freskët.

Mbajtja e mushkërive të hidratuara mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve bakteriale. Uji me limon konsiderohet nga ekspertët, po ashtu, një nga pastruesit më të zakonshëm natyrorë, duke e detoksifikuar trupin, duke punuar si diuretik dhe me antioksidantë. Karamelet me mente punojnë në të njëjtën mënyrë, duke ndihmuar në eliminimin e toksinave nga mushkëritë. Lënia e duhanit Kjo duhet të jetë e qartë dhe ndoshta është mënyra më e rëndësishme për të nisur procesin e pastrimit të mushkërive tuaja.

Nëse jeni duhanpirës, është koha për të ndaluar pirjen e duhanit. Cigaret kanë katran, i cili është agjent që shkakton kancerin. Mund të mbulojë mushkëritë dhe të kontribuojë në më shumë ftohje, kollitje. Pirja e duhanit shkakton 84% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive dhe kjo statistikë duhet të jetë motivim i mjaftueshëm për të lënë duhanin dhe të filloni të jeni më të kujdesshëm ndaj mushkërive tuaja. Çfarë duhet të shmangni Ushqime të tilla si qumështi, mishi, soja dhe gruri, janë të vështira për t’u tretur, ndaj rekomandohet që të shmangen.

Në vend të kësaj, përqendrohuni në ushqime të pasura me fibra dhe antioksidantë për të pastruar sistemin tuaj dhe për ta ndihmuar atë, së bashku në tretjen e ushqimit tuaj. MBI PASTRIMIN E VESHKAVE Veshkat janë përgjegjëse për mbajtjen e përbërjes së gjakut të qëndrueshëm. Kjo përfshin parandalimin e ngritjes së toksinave; ruajtjen e balancës së saktë të elektroliteve, si dhe prodhimin e hormoneve që krijojnë qeliza të kuqe të gjakut dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Për një detoksifikim të efekt shëm të veshkave, filloni me pastrimin gastrointestinal dhe të mëlçisë. Konsumoni çdo ditë ujë me majdanoz ose me limon. Shmangni ushqimet që dëmtojnë veshkat. Gjëja e parë që duhet bërë në çdo program detoksifikimi është që të shikoni mirë atë që jeni duke ngrënë. Disa ushqime janë mjaft toksike për veshkat, ndaj është mirë që t’i shmangni ato. Së dyti, përfshini shumë antioksidantë në dietën tuaj.

Antioksidantët parandalojnë formimin e radikaleve të lirë në trupin tuaj, të cilat mund të dëmtojnë rëndë qelizat dhe indet në trupin tuaj. Duke rritur futjen e antioksidantëve, ju do të ndihmoni trupin tuaj që të shërojë dëmet ekzistuese dhe prandaj ky parim është i rëndësishëm për pastrimin e duhur të veshkave. Le të ndalemi konkretisht në secilën prej tyre. Më poshtë është një listë me produktet që duhet të mos i përfshini në dietën tuaj. Kështu, shmangni mishin, qumështin, vezën, fasulet, arrat. Rekomandohet gjithashtu të kufizoni marrjen e sheqerit të shtuar, pasi ka ndikim në funksionin e veshkave.

Alkooli, në çdo formë, është gjithashtu pjesë e listës me produktet e ndaluara. Çfarë rekomandohet Hithra është një nga barërat që ndihmon në thithjen e gurëve të veshkave dhe parandalon formimin e tyre. Ashtu si kërcelli, hithra e hidhur është veçanërisht e dobishme për pastrimin e veshkave nga metalet e rënda (sidomos mërkuri).

Lëngjet e freskëta janë gjithashtu disa nga ushqimet më të mira që duhen shtuar në rutinën tuaj të përditshme, kur detoksifikoni veshkat tuaja. Ekspertët sugjerojnë që të bëni pjesë të pandashme të dietës suaj, gjithashtu, lëngun e karotës dhe majdanozit. /Panorama.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al