27 Shtator, 2024

Si të përdorni aloe verën për shëndetin e dhëmbëve! Kur duhet të tregoni kujdes


Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme.

Kjo bimë e veçantë, është një anti inflamator shumë i vlefshëm për organizmin dhe një burim antioksidantësh.

Për këto arsye përdorimet e saj mund ti hasni gjatë gjithë kohës si në kujdesin e jashtëm të trupit ashtu edhe për të gjithë organizmin.

Në artikullin e sotëm ju tregohet se si ta përdorni fare lehtë për dhëmbë të shëndetëshëm.

Kjo zgjidhje do të jetë një shpëtim i vërtetë sidomos për të gjithë ata që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo acarime të tjera orale.

Kur duhet të tregoni kujdes

Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë.

Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme, fryrje apo acarim të gojës do të thotë se ndonjë faktor apo bakter i keq po j’ua shkakton këtë.

Në këtë problem shumë shqetësues, lëngu i aloe verës mund t’ju ndihmojë.

Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.

Ekspertët thonë se, përdorimi i aloe verës ka treguar se është një sukses i vërtetë për të gjithë ata që vuajnë nga gingivet, perodontiti apo irritime të momentit.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat e një studimi, ku morën pjesë 15 persona që vuanin nga perodontiti.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan shenja përmirësimi, pas shpëlarjes së gojës me xhelin e aloes për disa kohë me radhë.

Kjo pasi vetitë e saj anti inflamatore arrinë të qetësojnë dhimbjet dhe irritimet në shumë pak kohë.

Si ta përdorni

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni.

Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime.

Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë.

Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes.

Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Jo të gjithë mund ta përdorin

Përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj.

Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes.

Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë.

Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit.

Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës.

Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik.

Përtej këtyre, aloe vera mund t’ju ofrojë një mori shërbimesh e vlerash të tjera, të cilat i gjeni duke klikuar këtu./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al