Meqenëse kolesteroli i lartë është një shqetësim, një dietë e shëndetshme dhe stërvitja mund të ndihmojnë në rregullimin e tij në mënyrë që të qëndrojmë të shëndetshëm. Çdokush mund të jetë në rrezik të shtuar, veçanërisht ata me një histori familjare të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru.
Predispozita gjenetike është po aq e rëndësishme, ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje faktorëve të rrezikut të stilit të jetesës.
Ndryshime të thjeshta për të ulur kolesterolin në mënyrë natyrale
Disa nga gjërat që mund të bëni është të hani më shëndetshëm, duke zgjedhur ushqime me shumë fibra, si bollgur dhe fasule, dhe yndyrna të mira si avokado, vaj ulliri dhe arra.
Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë. Megjithatë, bërja e stërvitjes pjesë e rutinës suaj të përditshme mund të ndihmojë në kthimin e kolesterolit në një nivel të shëndetshëm. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit duhet të kalojnë të paktën 150 minuta në javë ushtrime aerobike me intensitet të moderuar.
Një dietë e ekuilibruar e kombinuar me stërvitje të rregullt dhe ndërprerjen e duhanit mund t’ju sjellë dobi.
Përpiquni të menaxhoni stresin, pasi një studim shkencor i publikuar në Medicine pohon se stresi psikologjik shoqërohej me kolesterol më të lartë LDL (ose “të keq”) dhe kolesterol më të ulët HDL (ose “të mirë”). Ndërsa stresi është pjesë e jetës së përditshme, stresi i tepërt ose ndjenja e paaftësisë për të menaxhuar siç duhet stresorët mund të ulë cilësinë e jetës tuaj dhe të pengojë mirëqenien tuaj emocionale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al