Këngëtarja me famë botërore , Rihanna e cila tashmë është dhe në pritje të fëmijës së saj të parë më reperin Asap Rocky, ka pozuar së fundmi për kopertinën e muajit të revistës prestigjoze “VOGUE” teksa ka dhënë dhe një intervistë ku rrëfen periudhën e saj të shtatzanisë.
Gjatë kësaj periudhe artistja ka eksperimentuar dhe guxuar me stilin saj duke thyer tabutë sesi një nënë shtatzanë nuk duhet të ekspozohet shumë me veshjet.
“Kur mora vesh se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk do të shkoj të blej rroba për gra shtatëzëna. Më vjen keq por është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”– u shpreh Rihanna.
Me ndryshimin e trupit, ndryshon edhe stili: Pamjet e zhveshura që ajo mund të kishte menduar dy herë për t’i veshur para shtatzënisë, janë bërë një përshtatje e përsosur për stilin e saj të ri me barkun e rumbullakosur. Kjo është një pikë që ajo shpreson se do të fuqizojë nënat e tjera në pritje. “Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e denjë’ për gratë shtatzëna,”– thotë ajo. “Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Sepse pse duhet ta fshehni shtatzaninë tuaj?”
Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse këngëtarja e hitit “Diamonds” e kishte planifikuar shtatzaninë e saj apo ishte aksidentale. Ajo e ka shuar kuriozitetin teksa ka rrëfyer se thjesht e priste të vinte. Nuk kishtebërëasnjë lloj pralnifikimi por ama nuk ishte as kundër saj.
“Planifikimi? Nuk do të thoja planifikim. Por sigurisht jo kundër tij. Nuk e di kur kam ovulacion apo ndonjë gjë të tillë. Thjesht u argëtuam”, thotë ajo. “Dhe më pas ishte aty në provë. Nuk humba kohë. Më pas isha në zyrën e mjekut mëngjesin tjetër dhe udhëtimi ynë filloi.”
E pyetur se cila është frika e saj më e madhe gjatë shtatëzanisë , Rihanna ka treguar për frikën ndaj depresionit që mund të kalojë pas shtatëzanisë.
“Depresioni pas lindjes. A do të ndihem jashtë kontrollit emocionalisht? Këto janë historitë që dëgjoj nga gra të tjera që më trembin.”- ka rrëfyer ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al