30 Mars, 2021

“Sikur ke dalë nga burgu i grave pas një dënimi të gjatë…”- Arjan Konomi ironizon konkurrenten e “Për’puthen” për provokimet që bëri në takim


Konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj ka treguar që i pëlqen t’i provokojë dhe t’i ngacmojë djemtë me të cilët zgjedh të realizojë takime.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (4)

Ditën e djeshme u transmetua takimi i saj me Shkëlqim Began, i cili është një ndër konkurrentët e rinj që i është bashkuar së fundmi programit dhe ka treguar se merret me boks.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (7)

Nisur nga kjo, dyshja e realizoi takimin pikërisht në palestër, aty ku Shkëlqimi kalon një pjesë të madhe të kohës.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (9)

Sara i bëri provokime nga më të ndryshmet, fakt që ia vuri në dukje edhe opinionisti Arjan Konomi.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (6)

Ai i tha 23-vjeccares se nuk i pëlqeu aspak që ajo e pyeti që në fillim se cili është fruti i tij i preferuar duke shtuar se ngacmimet e saj ishin të tepruara, pasi vetë Shkëlqimi kishte emocione meqënëse ishte takimi i parë që realizonte para kamerave.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (1)

Pjesë nga biseda:

Arjan Konomi: Ty të pëlqejnë tipa të qetë e të duruar apo shpërthyes?

Sara Malaj: Të duruar.

Arjan Konomi: Që të shpërthesh vetë?

Sara Malaj: Që të m’i durojnë këto provokimet e mia.

Arjan Konomi: Gjithmonë në këto takimet o Sara sikur ke dalë nga burgu i grave pas një dënimi të gjatë dhe djali i parë që të qëllon… po njeriu është pak më ashtu… mos ta marrin vesh gjithë komshinjtë domethënë.

sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (5) sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (10) sara malaj, shkelqim bega, arjan konomi (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al