24 Maj, 2022

“Sikur po shkon ne dasmë!”/ Dikush mund ta shajë modelin e flokëve të Sarah Berishës por ja kujt ia “kopjoi” blogerja


Edhe pse disa mund ta shajnë, blogerja Sarah Berisha është inspiruar nga Kim Kardashian për modelin e saj të flokëve. 

Ish-banorja e BBV, postoi një video në Instastory, ku shihet me modelin klasik të flokëve, topuz të çrregullt, që Kim Kardashian e zgjedh shpesh në daljet e saj publike.

“Për flokët jemi inspiruar nga Kim Kardashian, ajo po i bën kështu kohët e fundit. Kështu sit ë çregullta me balluket përpara. Duken shumë nice. Disa prej jush do thonë “ku po shkon kështu si nuse…”- shprehet Sarah gjatë videos.

Blogerja është shpesh në qendër të mediave rozë për romacën e saj me Dj Pm, e cila nisi në shtëpinë e BBV. Megjithëse çifti janë shprehur se dëshirojnë që lidhjen e tyre ta jetojnë ‘jashtë kamerave’, nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet socaile.

Së fundmi blogerja ka postuar një video në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e Dj Pm. Duket se Sarah është bërë xheloze sepse ish-banori i BBV do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, dhe nuk ka nagurrar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”- shprehet Sarah duke qeshur, duke ia kthyer kështu me “të njejtën monedhë.”

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si Dj PM vendosën që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në shtetin fqinj, në Firence. Çifti u shfaq bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke vizituar qytetin italian. Po ashtu atyre i është bashkuar në këtë udhëtim edhe ish-konkurrenti tjetër i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al