22 Gusht, 2017

Sipas moshës edhe seksi… Ja sa herë mund ta bëni pa ‘u lodhur’


Një jetë e shëndetshme seksuale vjen me jo pak përfitime, por studimet e fundit kanë treguar se njerëzit e shekullit të 21 po kryjnë gjithnjë e ma pak marrëdhënie seksuale.

Sigurisht kjo gjë ndryshon nga grupmosha në grupmoshë ndaj hulumtimet më të fundit shkencore nga Instituti Kinsey, i cili hulumton seksualitetin njerëzor, ka kryer rreth 4 studime për këto targetgrupe: 18-29 vjeç, 30-39 vjeç, 40-49 vjeç dhe mbi 50 vjeç. Një 19 vjeçar nuk ka të njëjtën jetë seksuale me një 49 vjeçar ndaj vlen për t’u theksuar se krahasimet nuk duhen bërë ndërmjet gjeneratave, por brenda grupit. seksise
18-29 vjeç
Ashtu siç mund të pritej, njerëzit janë më aktivë seksualisht gjatë dekadës së dytë të jetës dhe mesatarisht një person që i përket këtij grupi bën seks rreth 112 herë në vit.
30-39 vjeç
Në dekadën e tretë duket se të gjithë të intervistuarit ishin në një mendje “cilësia në vend të sasië” ndoshta kjo për të justifikuar faktin se çiftet në këtë moshë kryenini marrëdhënie seksuale vetëm një herë në javë me partnerin ose 86 herë në vit, shkruyan Living. Megjithati sipas studiuesve vlen të thuhet se këto eksperienca janë shumë herë më të kënaqshme sesa në dekadën paraardhëse.
40 – 49 vjeç
Me moshën e mesme dhe dëshira për seks është në ulje. Studimi tregon se njerëzit në këtë grup moshë bëjnë seks rreth 69 herë në vit.
Kjo nuk është një surprizë, pasi jeta familjare, streset, e problemet e tjera ulin epshin tuaj e të partnerit.
Nëse jeni të shqetësuar se jeta juaj seksuale nuk përputhet me numrat e mësipërm, duhet të mbani mend se këto lloj studimesh flasin vetëm për një numër të vogël të popullsisë dhe asnëj vlerë nuk është në vlerë absolute.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al