12 Janar, 2018

Sipas shkencëtareve, ja përse e thërrasim partnerin me përkëdheli


Ka disa fjalë të cilat disa çifte i përdorin për të përkëdhelur partnerin e tyre. Fjalë të tilla si ‘Xemla’ ‘Shpirti’ ‘Bebu’ etj, janë disa përkëdheli që kur i dëgjoni tek çiftet e tjera ju vjen për të qeshur madje dhe habiteni se si ka mundësi që i përdorin.

Por direkt sapo jeni në një marrëdhënie dashurie, ju e gjeni veten ti thërrisni partnerit tuaj me këto përkëdheli. Për këtë gjë ka një shpjegim shkencor, i cili tregon arsyen se përse njerëzit priren ti përdorin këto fjalë me personat e zemrës. Sipas psikologëve kjo gjë vjen për faj të prindërve tanë.

“Baby talk” (Pra të flasësh si fëmijë) përdoret me të vërtetë gjerësisht, nga nënat anekënd botës. Shpreh dashuri dhe lehtëson lidhjen mes nënës dhe foshnjës”, thotë profesoresha Dean Falk, neuroantropologu i Universitetit Shtetëror të Floridës.

Ajo tregon se fëmijëve ju pëlqen ti drejtohesh me gjuhën e tyre, pasi i bënë  ata të ndihen të dashur, dhe sipas Falk kjo gjë u pëlqen njerëzve prandaj dhe ata zgjedhin ti përdorin këto fjalë, pasi kthehen mbrapa në përvojat e fëmijërisë dhe në dashurin e tyre të parë, nënën.

Gjithashtu disa shkencëtar të tjerë janë shprehur se përdorimi i këtyre fjalëve përkëdhelëse e bënë marrëdhënien midis një çifti më të hapur dhe të kënaqshme.

“Kjo u lejon të dy personave një liri të caktuar nga kufizimet normale të roleve si të rritur”, thotë profesori Frank Nuessel i Universitetit Louisville/Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al