Banorja e “Big Brother VIP”, Ilnisa Agolli, ka debatuar ashpër me Meriton Mjekiqin, pasi ky i fundit kërceu me Rike Roçin në shtëpi, gjë e cila asaj nuk i ka pëlqyer aspak.
Ilnisa është bërë xheloze për Meritonin, me të cilin ka krijuar një raport të afërt, ndërsa e ka cilësuar Riken si një vajzë që nuk di të lidh katër fjalë.
“Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë me lidh katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo ka thënë se nuk e pëlqen aspak Riken dhe nëse do kishte mundësi, do ta nxirrte nga shtëpia.
Ilnisa: Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë me lidh katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë. Por jo ti, me the mua ejjj. Me Riken po luan, nuk je i pari as i fundit. Mos më bëj të flas. Jo përpara syve të mi, ato skena si 15 vjeç.
Unë më atë vajzën nuk shkoj farë, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia. Do merrem dhe më atë se nuk do të pyes ty. Jo që flet për pupla që më paskan rënë mua, ajo kapët pas puplave të mia. Kapet dhe jeton këtu pas puplave të mia, dhe më pas i shkon ti. Për respektin tim ti nuk duhet të bësh ato skena.
Debati i tyre ka vijuar edhe në dhomën e gjumit, ku Ilnisa ia ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje kërcimin, duke i thënë se “kërceve më dikë që ka kërcyer gjysma e rruzullit”.
Ilnisa: Unë të pash vet
Meritoni: Ti më ke parë edhe me Artën duke u përqafuar
Ilnisa: Mua s’më bëhet vonë farë, por jo të kërceje ti si një adoleshent, edhe me kë? Me një që ka kërcyer gjysma e rruzullit. Boll! Nuk më respektove, se poshtë nuk më hesht dot poshtë. Ti dhe dëshira jote dhe malli që të kishte zënë për shoqërinë e vjetër…. Kjo nuk është xhelozi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al