20 Shkurt, 2024

“Sjelljet e tua më bëjnë të dyshoj”- Pas krizës në lidhje, Sara dhe Bardhi sqarohen: Nëse nuk do të vazhdosh…/ Çfarë vendosën të bëjnë çifti me romancën e tyre?


Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre, pasi kaluan një krizë në çift.

Ishte Bardhi ai që kërkoi kohë dhe distancë nga modelja, duke i kërkuar që të ndaheshin. Por çifti duket se i kanë zgjuar mosmarrëveshjet e tyre pasi i kanë dhënë edhe një shans lidhjes.

Mbrëmjen e së hënës, pasi kanë biseduar me njëri-tjetrit, Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Nëse nuk do të vazhdosh

Sara: Jam impulsive dhe kur jam impulsive nuk kam takt, mundohem ta rregulloj, por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja.

Ne jemi në këtë pozitë, nga ti nuk shoh asnjë vepër që ti po investohesh në këtë marrëdhënie

Bardhi: Unë u mërzita nga fjalët e tua

Sara: T’i më the ‘dua distancë’.

Bardhi: Unë të kam kërkuar falje çdo ditë dhe t’i çdo natë më ke kërkuar distancë, 10 ditët e fundit. Që nuk shkojmë, nuk përuthemi

Sara: Po ne kemi folur për fëmijë bashkë

Bardhi: Kam kuptuar që nga këto fjalë ti veç dëshiron të ndahesh

Sara: Jo, sjelljet e tua më bëjnë dyshime

Bardhi: Zinxhiri i lidhjes mbahet nga të dyja palët, ti ke idenë e debatit dhe lojës

Sara: Nëse e përmend lojën, iki dhe çohem. E ke ves të keq, kur kemi debat, ikën nëpër dhomë. Kur ta kthej me të njëjtën mënyrë ikën.

Mos e luaj bllofin kur nuk e mban dot, unë kështu jam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al