Përtharja e skalpit të kokës është një rezultat i gjendrave të fjetura të yndyrës, të cilat nuk arrijnë të prodhojnë më pak yndyrë seç duhet.
Një gjë e tillë ndodh për arsye të ndyrshme ku përfshihen:
Përdorimi i tepruar i shampove që kanë shumë kimikate
Infeksione,
Ekspozimi i tejzgjatur ndaj ujit të fortë
Mungesa e një regjimi ushqimor të pasur me vitamina dhe minerale
Ekspozimi i tepruar ndaj kushteve ekstreme të motit
Përdorimi i tepërt i produkteve dhe pajisjeve të stilimit të flokëve.
Neglizhenca.
Kurat Natyrale Për Trajtimin e Skalpit të Thatë
Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa prej trajtimeve më të mira natyrale kundër këtij problemi.
Uthulla e Mollës
Për këtë trajtim ju nevojiten:
- 2-3 lugë gjelle uthull molle
- Pambuk
Lageni pambukun me uthullën e mollës dhe më pas fërkoni ngadalë dhe butë skalpin e kokës.
Masazhojeni atë për 2-3 minuta dhe më pas prisni 10 minuta përpara shpëlarjes me ujë të vakët.
Ky trajtim duhet bërë jo më shumë se dy herë në javë.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, AgroËeb.org ju rekomandon të holloni uthullën në pak ujë.
Kjo e fundit e pastron skalpin e kokës nga mikrohet dhe rikthen ekuilibrat e pehashit.
Lëngu i Limonit
Për këtë trajtim ju nevojitet lëngu i gjysmës së një limoni, me të cilin mund të lyeni skalpin e kokës dhe të prisni pesë minuta.
Më pas lajeni dhe zbuteni flokun siç e bëni zakonisht.
Ky trajtim duhet bërë deri në dy herë në ditë.
Lëngu i limonit rregullon pehashin e kokës dhe eliminon zbokthin dhe infeksionet.
Lëngu i Mollës
Për këtë trajtim ju nevojitet lëngu i një ose dy mollëve në varësi të flokut.
Lyeni skalpin dhe rrënjët dhe mbajeni për 10 minuta.
Më pas shpëlajeni koken me ujë të bollshëm.
Ky trajtim duhet bërë një ose dy herë në javë.
Lëngu i mollës shërben si eksfoliant dhe largon lëkurat e vdekura.
Ai gjithashtu rikthen nivelin e shëndetshëm të pehashit në scalp dhe nxit prodhimin e yndyrës.
Lëngu i Qepës Dhe Mjalti
Për këtë trajtim ju nevojitet:
- Çerek filxhan çaji lëng qepe
- 1 lugë gjelle mjaltë
- Pambuk
Përzieni lëngun e qepës me mjaltin dhe me anë të pambukut lyeni skalpin e kokës.
Mbajeni për 15-30 minuta dhe më pas lajeni flokun me shampoo.
Në fillim, kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë.
Lëngu i qepës eliminon zbokthin dhe nxit rritjen e flokut.
Pasi situata të përmirësohet, trajtimi duhet bërë një herë në javë. /AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al