22 Nëntor, 2024

“S’kam njohur kurrë dikë si ti!”- Ndodh puthja e shumëpritur mes dy banorëve në shtëpinë e BBV, dyshja nuk përmbahen para kamerave! Momentet romantike të çifit


Prej disa kohësh dy banorët e Big Brother Vip, Lejla dhe Leo, kanë pasur një afrimitet mjaft të ngushtë me njëri-tjetrit që vlen të thuhet se i ngjante romancës.

Mirëpo dyshja kanë vendosur të bëjnë një hap më shumë në raportin e tyre duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Teksa kanë qenë duke vallëzuar nën tingujt e një kënge mjaft romantike, të emocionuar, ata janë përqafuar dhe janë puthur.

Para se të ndodhte momenti i veçantë Leo e ka mbuluar me dashuri dhe fjalë të ëmbla banoren teksa i thonte se duket shumë e bukur dhe s’ka njohur kurrë dikë tjetër si ajo.

“Po shkëlqen si yll, s’kam njohur kurrë dikë si ti”  i’u drejtuar konkurrenti Lejlës teksa i dedikonte fjalët e këngës në sfond.

Dyshja janë shfaqur të lumtur nën shoqrinë e njëri-tjetrit e ndërsa kanë vazhduar për disa minuta të shkëmbejnë puthje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al