1 Shkurt, 2024

S’kam pasur vullnet që të jetoja”- Arta Kabashi rrëfen momentet e vështira që ka kaluar në jetë: Mund të duket klishe, por kërkova vetëm…


Konkurentja e “Big Brother VIP”, Arta Kabashi së fundmi teksa po bisedonte me banorët ka rrëfyer një ndër sfidat më të mëdhaja që ka kaluar në jetë.

Këngëtarja tregoi se kohë më parë nuk ka pasur vullnet të jetonte, pasi nuk ishte e lumtur.

E teksa tha se tashmë ia ka dalë të jetë e lumtur, Arta u shpreh se rrethanat s’kanë fare lidhje me lumturinë e njeriur sepse sipas saj çdo gjë ka të bëjë me trurin dhe zemrën e njeriut.

“S’kam pasur vullnet të jetoja dhe kam thënë ok dua të jem e lumtur, thjeshtë të gjeja një mënyrë që të jem e lumtur. Mundem që të tingëlloj klishe, por ia kam dalë. Tani e kam kuptuar që në fakt rrethanat s’kanë fare lidhje me lumturinë tënde, sepse gjithçka është në trurin tënd dhe në zemrën tënde. Nuk duhet që të presë askush që ti rregullohen të gjithë rrethanat rreth vetes që të thotë ok tani unë jam e lumtur.”- tha Arta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al