Aktorja e njohur Portia de Rossi nëpërmjet një statusi në Twitter ka akuzuar publikisht një nga aktorët më të njohur, Steven Seagal se i ka kërkuar favore seksuale. Sipas saj ai ndërsa e kishte ftuar në zyrë kishte hequr pantallonat e tij dhe i kishte thënë asaj se mes tyre duhet të kishte kimi dhe kontakt . Portia shprehet se u largua menjëherë nga zyra dhe se njoftoi agjentin.
Ja postimi i saj i plotë:
“Hera e fundit që kam dëgjuar për Steven Segal është kur do xhirohej një film dhe ai më thirri në zyrë . Më tha se ishte shumë e rëndësishme që ne të dy të kishim “kimi” edhe jashtë skenës teksa më uli dhe zbërtheu pantallonat. Unë u largova menjëherë.”,- është shprehur aktorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al