Ditën e djeshme u zbulua se Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, tradhtonte bashkëshorten e tij me asistenten, Gina Coladangelo.
“The Sun” publikoi videon në të cilën Matt shihej duke shkëmbyer puthje pasiononte me asistenten në Departamentin e Shëndetësisë në Whitehall.
Ditën e sotme, gazeta britanike ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur gjatë kësaj jave në katin e nëntë në zyrën e Matt dhe ka publikuar pamje të reja.
Më 16 maj, Hancock paralajmëroi vendin për Covid-19: “Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Të gjithë i dimë rreziqet. Sigurisht që ka njerëz që kanë dëshirë të kenë kontakt fizik. Ju duhet ta bëni atë me kujdes. Nëse i keni marrë të dyja vaksinat më shumë se dy javë më parë, kjo është shumë më e sigurt.”
Ai gjithashtu i tha “Sky Neës” se kishte në plan të përqafonte babanë e tij kur disa kufizime u hoqën të nesërmen, më 17 maj.
Ai shtoi: “Përgjegjësia personale është gjëja më e rëndësishme këtu… njerëzit kanë qenë kaq të përgjegjshëm gjatë krizës, ata me të vërtetë kanë dëgjuar dhe ndjekur udhëzimet dhe kjo është qasja që duhet të marrim së bashku.”
Hancock dje kërkoi falje për mosrespektimin e distancës me drejtoreshën jo-ekzekutive të “DoH Gina”, që është gruaja e themeluesit të “Oliver Bonas”, Oliver Tress.
Imazhet ekskluzive të datës 6 maj, të siguruara nga “The Sun” tregojnë Hancock që kontrollon dhe sigurohet se askush nuk po shkon drejt zyrës së tij. Ai duket që qëndron qëllimisht para derës teksa pret Gina-n. Ata puthen me pasion dhe ai zhvendos dorën tek të pasmet e saj.
Në atë kohë, Hancock kishte marrë një dozë vaksine, më 29 Prill. Një përdorues i mediave sociale shpërtheu: “Për të qenë i qartë, kjo fotografi u bë me rregullat e distancës shoqërore dy metra akoma në vendet e punës.
Në lidhje me këtë çështje, Piers Morgan tha: “Në atë kohë ai po urdhëronte njerëzit të mos përqafonin askënd nga familjet e tjera.”
Një përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Zoti e di sa herë e kanë bërë këtë në të kaluarën. Vetëm stafi i Hancock lejohet në atë kat, kështu që është e qartë se ai mendon se është një lloj strehe e sigurt”.
“Ai është i vetëdijshëm për kamerat. Por në fund të fundit atyre thjesht nuk u intereson. Punonjësit atje i thoshin njëri-tjetrit ‘ata janë përsëri aty’. Hipokrizia është e neveritshme,”- shtoi një tjetër.
Fotografitë e tjera tregojnë çiftin duke qeshur gjatë një takimi të fshehtë më 23 maj.
Darkat në restorantin peruan “Ayllu”, në Paddington, West London, thanë se dyshja dukej tamam si një çift ndërsa konsumonin verë të bardhë së bashku pas orës 22:00.
Një person që kishte darkuar në të njëjtin restorant i tha “The Sun”: “Grupi ynë ishte tryeza e fundit që kishte mbetur. Në anën tjetër, unë pashë Matt Hancock me një grua që supozova se ishte gruaja e tij. Ata ishin mjaft të dashur dhe shumë miqësorë, paksa shumë të afërt për një takim biznesi. Mendova se ai ishte po qetësohej pas një jave të gjatë. Por nuk e kisha idenë se ajo nuk ishte gruaja e tij.”
Hancock, i cili ka tre fëmijë me bashkëshorten e tij prej 15 vitesh, Martha, 44 vjeç, nuk i kërkoi falje publike dje.
“Doëning Street” tha se Kryeministri Boris Johnson pranoi faljen e Z. Hancock dhe e konsideroi çështjen të mbyllur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al