Egla Ceno gjatë një bisede me Ilnisa Agollin ka treguar se do të kishte shumë dëshirë që publiku të nxirrte nga shtëpia e “BBVIP” këtë të fundit ose Jetmir Salaj.
“Pse mua?”, e pyeti gazetarja, ndërsa aktorja u shpreh: “Sepse s’ke çfarë jep më. Të kam parë fallco. Vetë e the që tani tani mbas 72 ditësh jam tjetër”.
Megjithëse Ilnisa nuk e pranoi se ka thënë që ka qenë fallco, Egla u shpreh se publiku është shumë i zgjuar dhe nuk mund të “manipulohet”.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Je e bindur që Jetmirin do ta nxjerrë publiku?
Egla: Qetsohu! Jo unë dua që ta nxjerrë pubiku
Ilnisa: Unë s’dua që ta nxjerrë publiku
Egla: Ose atë ose ty do të doja që të dali për gustot e mia në këtë shtëpi
Ilnisa: Po pse mua Egla?
Egla: Sepse ske çfare jep më. Të kam parë fallco. Vetë e the që tani tani mbas 72 ditësh jam tjetër
Ilnisa: Mos më vë në gojë fjalë që nuk i kam thënë
Egla: Vetë e the që e kam parë veten në një tjetër aspekt, sepse konteksti këtu, sepse vetë kam dashur që të kem këto ngjyra
Ilnisa: Nuk e thashë këtë gjë
Egla: Unë të thashë që të vlerësoj më në fund për një moment sinqeriteti mbas 72 ditësh në këtë shtëpi. Të thashë që më vjen keq që ke shkelur mbi veten mbas 72 ditësh
Ilnisa: Kjo i bie që ti se ke kuptuar asgjë nga këto që thashë
Egla: Ka njerëz të zgjuar atje jashtë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al