13 Shtator, 2017

S’kemi parë gjë akoma, këto janë fotot më emocionuese të dasmës së Marinës dhe Getit


Dasma e fundjavës që lam pas, mes prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi, ishte ndër më të bujshmet e kohëve të fundit.

Ndërsa që në darkën e dasmës dolën fotografitë e para nga ceremonia martesore për të na treguar hijëshinë e nuses, dhëndrit apo vetë të ftuarve, tashmë po dalin disa fotografi vërtetë të veçanta.

Marina dhe Geti, pas çlodhjes nga dasma, kanë postuar në rrjetet sociale fotografi speciale nga dita më e bukur e jetës së tyre, duke falenderuar edhe gjithë të pranishmit që i gëzuan edhe më shumë në këtë ditë të veçantë. E për ata që thanë se Getoari nuk qeshi në dasmë, në fotot bashkëngjitur shihet e kundërta.

Por ndërsa ai u shfaq më serioz, Marina gjatë gjithë kohës u pa e buzëqeshur. Në fotogalerinë më poshtë gjeni momente që nuk i keni parë nga dasma e tyre dhe janë ato më të bukurat, sepse janë fotot gjatë vallëzimeve me prindërit.

Vërtetë emocionues ky moment si për Getin edhe për Marinën, e cila kërceu veç me nënën, pasi të atin e ka humbur para disa vitesh.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al