Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu pas mbylljes së sezonit televiziv në fund të dhjetorit është duke shijuar pushimet në Bahamas., gjë të cilën na e ka bërë të ditur me fotografitë që ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale. Mes njerëzve që i komentojnë dhe i urojnë ditë të bukura, ka pasur dhe nga ata që nuk i kanë kursyer ofendimet dhe ironitë.
“Je kot të rrofshin fotot e imazheve, po vetë nuk je gjë, s’kuptoj persë të bëjnë fresk njerëzit kot”, ka shkruar komentuesja. Dhe Alketa nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje aty për aty. ‘Sa bukur ke folur. Rrofsh o motër që më kthjellon!’ ka reaguar ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al