Dy aktorët, Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përshirë në një debat ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Çdo gjë filloi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës ku konkurrentja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij Donald Veshaj dhe Bora Zemanin sepse janë përfshirë ne debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.
“E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë spaske qenë i mërzitur”– i tha Egla, duke treguar se si “plas” të sjellë Donaldin në këtë format për të egzistuar.
“Shpërlaje pak gojën”, iu kthye Romeo, megjithëse aktorja u shpreh se nuk po ofendon askënd.
Pjesë nga debati:
Egla: Pse çfarë doje të bëje? E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë spaske qenë i mërzitur
Romeo: Ta thashë dhe ta argumentova
Egla: S’më plas të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar
Romeo: Shpërlaje pak gojën
Egla: Jo nuk e shpërlaj. Kë ofendon?
Romeo: Nuk më interson thuaj. Je një zonjë që përdor fjalën për të 25 vite.
Egla: Nuk më plas fare për të sjellë Donaldin në këtë shtëpi për të ekzistuar
Romeo: Vazhdo moj
Egla: Më lë mua të gaboj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al