14 Tetor, 2024

“S’mund ta besoj as vetë”- Këngëtarja shqiptare ndërmerr hapin e guximshëm, hap llogari në OnlyFans (FOTO)


Këngëtarja shqiptare Baby G është bërë pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, ku publikohen foto dhe video +18 dhe abonentët mund t’i shikojnë vetëm nëpërmjet pagesës.

Lajmi u dha vetë nga ish-konkurrentja e “Ferma Vip”, Baby G e cila zbuloi se do të pjesë platformës për të rritur.

S’mund ta besoj as vetë. Po, e dëgjuat këtu së pari, Baby G hap OnlyFans, qartë e pastër. Besnikët e mi të anëtarësohen dhe le të përditësohemi së bashku”, shkroi ajo.

Baby G njihet për imazhet e saj provokuese dhe hot të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk lë vend për imagjinatën.

Ndërkohë vite më parë është bërë edhe pjesë e skandaleve ku një foto e saj me reperin Fero, ku ky i fundit e prekte në pjesët intime u bë virale.

baby G

Nuk u mor vesh kurrë nëse dyshja ishin në një lidhje apo ç’po ndodhte mes tyre pasi ata nuk u prononcuan.

Ndërkohë lidhja e saj publike ka qenë me artistin Lim Hoti, romancë e 5 viteve më parë e cila zgjati shumë pak. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre. Çifti solli dhe një videoklip së bashku, me titull ‘Pretty Gangster’, por ndarja erdhi shumë shpejt.

baby G 21

Ndërsa këtë vit ishte edhe pjesë e “Ferma Vip” ku në dukje u vendos afrimiteti me aktorin Albano Bogdo dhe personazhin e TikTok, Denis Biba.

dionis-babby-g

Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo ku shkëmbyen edhe puthje, u hodfh në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.

Por gjithçka mes tyre mbeti miqësi dhe artistja deklaroi se i kishte shokë të dy.

baby G 2

OnlyFans është një platformë e mediave sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje të ndryshme intime dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat” përmes abonimeve në llogarinë e tyre ose “bakshisheve”.

U themelua nga CEO, Timothy Stokely, në vitin 2016 dhe ka rreth 30 milion përdorues të regjistruar, si dhe rreth 450.000 “content creators” (përdorues që krijojnë përmbajtje në platformë).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al