Ai ishte i vetëdijshëm se ishte ngatërruar në një marrëdhënie të ndaluar. E dinte se dashuria që e lidhi me një vajzë vetëm 14 vjeç, ndërkohë që vetë ishte gati 50 vjeç, ishte e paligjshme.
Për këtë arsye, Giulio C, instruktori i karatesë 48-vjeçar, përfundoi në arrest shtëpiak i akuzuar për raporte seksuale me një të mitur, në shumë mesazhe i kërkonte 14-vjecares t’i fshihte bisedat mes tyre në telefon.
Për të mos ngjallur dyshime, për të mos u zbuluar.
Të njëjtat biseda të gjetura në celularin e vajzës, e shtynë prokuroren Maria Gabriella Fazi, të kërkonte arrestimin e instruktorit.
E mitura, në fakt, kurrë nuk i kishte fshirë mesazhet e shkëmbyera me instruktorin.
U përpoq ta bënte këtë kur prindërit e saj zbuluan marrëdhënien mes tyre, por nuk kishte kohë të mjaftueshme.
Nëna e vajzës kapi telefonin dhe ia dorëzoi policisë, pasi lexoi bisedat me mësuesin e karatesë.
Ishte vëllai i katërmbëdhjetëvjeçares i cili e pikasi historinë e ndaluar të dashurisë. Motra nuk donte t’i thërriste arsyes, e insistonte se ishte e dashuruar.
Kështu, djali, student 20 vjeçar, vendosi t’i tregonte gjithçka nënës së tij, e cila iu drejtua Policisë menjëherë.
Kur agjentët e stacionit të policisë së San Giovanni u paraqitën në shtëpinë e Giulio C. për ta arrestuar, ai u përpoq të justifikonte veten: “Por unë e dua, nuk mund të bëja dot pa të”, një fakt që nuk e lehtëson pozitën e tij.
48-vjecari thuhet se duke përfituar nga brishtësia emocionale e vajzës, e ka shoqëruar atë për disa javë rresht nga kursi në shtëpi dhe kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Përktheu Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al